Sport

Presidenti i klubit të Trepçës ’89 organizon piknik për futbollistët e tij, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 11 May 2021

Presidenti i klubit të Trepçës ’89, Abedin Zeka, së bashku me drejtorin sportiv, Veton Çitakun, kanë organizuar piknik për futbollistët dy xhiro pa përfunduar kampionati, shkruan Gazeta inFokus.

Ky piknik është organizuar në fushat e Shalës së Bajgores për ti mbushur bateritë për dy takimet e fundit në Superligë, ku ‘minatorët’ objektiv kanë mbetjen në elitën e futbollit kosovar.

Trepça ’89 aktualisht renditet në pozitën e shtatë me 39 pikë, kurse ndeshjen e ardhshme e luan në udhëtim te Ballkanit, ndërsa në xhiron e fundit e pret Drenicën./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Për të relaksuar lojtarët Presidenti Zeka dhe Drejtori Sportiv Veton Çitaku Ju organizon piknik në fushat e Shalës së…

Posted by KF Trepça ’89 FC on E martë, 11 Maj 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera