Presidenti i KiE: E ardhmja e Evropës është më e sigurt me Ballkanin Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus
12:09 | 06 December 2022
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se e ardhmja e Bashkimit Evropian është më e sigurt me Ballkanin Perëndimor. Para nisjes së samitit në Tiranë, ai ka deklaruar se sot do të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme në mbështetjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se për herë të parë në rajon po organizohet takim mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
“Ky do të jetë një takim i rëndësishëm, një takim simbolik. Është hera e parë që mbajmë një samit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor këtu në një vend të rajonit. Jam absolutisht i bindur që e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së. Dhe po punojmë fort në mënyrë që të shënojmë përparime. Sot për shembull do të nënshkruajmë një marrëveshje për tarifat roaming dhe është një arritje konkrete në përputhje me atë çfarë kemi diskutuar në Brdo një vit më parë. Që do të thotë për bizneset, për turizmin. Ky është një hap shumë i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Një tjetër element i rëndësishëm është mbështetja që duam të sjellim Ballkanit Perëndimor në raport me krizën energjetike dhe vështirësitë energjetike që janë pasojat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Kjo tregon angazhimin tonë për të forcuar integrimin, bashkëpunimin me rajonin”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se edhe reformat janë të nevojshme dhe se është me rëndësi etapa e afrimit me rajonin.
“Jemi shumë të bindur që e ardhmja e Evropës dhe e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor pjesë të Evropës. Gjithashtu, progresi, reformat janë të nevojshme. Gjithsecili duhet të përmbush përgjegjësitë e veta dhe natyrisht kjo është një etapë konkrete e afrimit me rajonin dhe kjo është e rëndësishme për ne”, ka shtuar ai.
Në këtë samit, Kosova po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, e cila ka theksuar nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...