Lajme

Presidenti i KE: Putin duhet të mposhtet

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 23 March 2022

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet të mposhtet.

Në një intervistë për CNN, Michel tha se kjo është një çështje sigurie për të ardhmen e Evropës dhe botës, teksa bëri të ditur se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është ftuar për t’iu drejtuar Këshillit të Evropës në një samit i cili planifikohet të mbahet më 24 dhe 25 mars.

Michel tha se ai ka folur me Zelensky dhe presidentin rus shumë herë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, duke shpresuar t’i ndihmojë ata të arrijnë një armëpushim dhe të bëjnë të mundur një rrugë të sinqertë për të negociuar.

-Advertisement-

“Është jashtëzakonisht e vështirë, sepse ne nuk jemi të sigurt se qeveria ruse është e sinqertë. Ne nuk jemi naivë, mendojmë se ata po përpiqen të sulmojnë ushtrinë për të forcuar pozitat e tyre në bisedimet e negociatave”.

“Por nga ana tjetër, ne duhet të ndryshojmë balancën e fuqisë në mënyrë që t’i japim presidentit Zelensky një pozicion më të mirë në ato bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë,” tha Michel për CNN, transmeton Klankosova.tv.

Temë kryesore e takimit të Këshillit të Evropës është Ukraina, teksa pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

I pari i KE-së tha se situata nuk është e njëjtë si në Evropë e si në ShBA, pasi sipas tij, Evropa është shumë më e varura nga sektori i naftës e gazit sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi inteligjentë. Qëllimi është të synojmë Rusinë, qëllimi është të jemi të dhimbshëm kundër Rusisë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival

Të tjera