Lajme

Presidenti i Hungarisë dhe kryeministri slloven vizitojnë ushtarët, s’takojnë asnjë zyrtar kosovarë

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 14 December 2019

Presidenti i Hungarisë, János Áder dhe kryeministri i Sllovenisë, Marjan Šarec, kanë vizituar ushtarët e KFOR’it në Kosovë. Por, ata kanë zgjedhur të mos takojnë asnjë nga zyrtarët kosovarë.

Komandanti i KFOR’it në Kosovë, Maj. Gen. Michele Risi, është takuar me presidentin hungarez, János Áder. Në një postim në twitter, KFOR’i ka shprehur vlerësimin e rolit dhe kontributit të trupave Hungareze në sigurinë e ambientit dhe lirinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Mirëpo, edhe pse presidenti i Hungarisë ishte në Kosovë, ai nuk zgjodhi të takohet me asnjë prej zyrtarëve kosovarë.

Gjithashtu KFOR’i publikoi edhe takimin e komandantit Maj. Gen. Michele Risi me kryeministrin slloven Marjan Šarec. Pasi biseduan rreth situatës aktuale në Kosovë, KFOR’i përgëzoi kontributin e shtetit slloven në misionin e KFOR’it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera