Presidenti i Gjermanisë i çon letër Vjosa Osmanit: Kam besim në angazhimin e qeverisë tuaj në dialogun me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus
11:49 | 16 February 2022
Presidentja Vjosa Osmani, e ka pranuar një letër nga presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së vendit.
Presidenti gjerman thotë se e mban mend mirë 17 Shkurtin e vitit 2008.
“17 Shkurtin e vitit 2008 e mbaj mend mirë. Si Ministër Federal i Punëve të jashtme asokohe, së bashku me shumë partnerë evropianë dhe të SHBA-ve, u deklarova në ato ditë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë për njohjen e Kosovës. Ndaj është knaqësi e veçantë të mund t’ju uroj në përvjetorin e katërmbëdhjetë të pavarësisë së vendit tuaj”, thuhet në letrën e Steinmeier.
Ai shkruan se gjatë vizitës së fundit të presidentes Vjosa Osmani në Gjermani, u thelluan në marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa shprehu mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën.
“Vendet tona janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin në pikëpamje politike, ekonomike dhe kulturore. Veçanërisht afër na sjellin kontaktet e shumta personale, para së gjithash ato të diasporës kosovare në Gjermani. Gjatë vizitës suaj shtatorin e shkuar në Berlin ne patëm mundësi të thelloheshim në aspekte të shumta të marëdhënieve tona dypalëshe. Gjermania mbështet fuqishëm perspektivën e Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian. Në këtë kontekst një rëndësi të madhe merr realizimi me vendosmëri i agjendës së rëndësishme të reformave të qeverisë suaj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky do të jetë një faktor qendror në krijimin e perspektivave për të rinjtë në Kosovë, forcimin e ekonomisë, investimet e reja si dhe hapjen e vendeve të punës”, ka shkruar ai.
Steinmeier tha edhe se dialogu me Serbinë mbetet sfida më e madhe diplomatike e Kosovës.
“Në të njëtën kohë dialogu me Serbinë mbetet me gjasë sfida më e madhe e politikës së jashtme për Kosoven. Unë kam besim në angazhimin konstruktiv të qeverisë suaj për bisedimet e ardhshme në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE përmes të Ngarkuarit të Posaçëm Miroslav Laje”, të cilin e mbështes me bindje të plotë. Kosova mund të ketë besim, se te Gjermania do të gjejë një mik dhe partner të besueshëm në krah të saj”, thuhet në këtë letër.
Presidentja Osmani tha se gjatë takimit të fundit me Steinmeier e ka marrë përkrahjen e palëkundur të Gjermanisë.
“Gjatë takimit tonë të fundit, kur me ftesë të tij e vizitova Gjermaninë zyrtarisht, Presidenti Steinmeier ritheksoi përkrahjen e palëkundur të shtetit të tij si dhe përkrahjen e tij personale për rrugën e Kosovës drejt arritjes së konsolidimit të plotë në arenën ndërkombëtare. Kosova është me fat që përgjatë rrugëtimit të saj sfidues ka pranë shtete si Gjermania dhe miq si Presidenti Steinmeier”, ka shkruar Osmani.

Të tjera
-
Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi gjysmë milioni euro për ...
-
Pamje: Këta janë policët e dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu
Albian Ratkoceri, zyrtar i stacionit policor në Lipjan, u dërgua të enjten në...
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...