Lajme

Presidenti i Finlandës dhuron 200 mijë euro për fëmijët e varfër

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 22 January 2020

Presidenti finlandez, Sauli Niinisto, dhuroi 200 mijë euro fëmijëve të varfër për të shpenzuar në arsim.

Sipas mediave finlandeze, presidenti i Finlandës ka vendosur t’u dhurojë shoqatave dhe organizatave humanitare paratë e mbetura pas fushatës presidenciale të vitit 2018.

Ai kërkoi që paratë të shpërndahen për fëmijët e familjeve në nevojë, në mënyrë që ata të sigurojnë libra, kompjuterë dhe pajisje të tjera arsimore të nevojshme.

-Advertisement-

Gjatë fushatës zgjedhore, presidenti i Finlandës mblodhi rreth 1.5 milion euro në formë donacioni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera