Presidenti i FFK-së nuk lodhet për ‘luftërat’ speciale, vazhdon takimet me kryetarin e FIFA-s
Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 07 December 2019
Për zhvillimeve e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës tashmë është njoftuar edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, shkruan Gazeta inFokus.
Infantino është takuar në qytetin e Varshavës me kryetarin e FFK-së Agim Ademin dhe nënkryetarin Bakir Burrin.
Temë kryesore e këtij takimi ishte gjendja e krijuar në futbollin kosovar, temë e cila u përfol nga të gjithë gjatë qëndrimit atje, pasi ishte e pakuptueshme pse po ndodhë kjo në Kosovë kur është e ditur në të gjitha federatat dhe sidomos në UEFA e FIFA që Kosova ka ngritje dhe rezultate të mira, për çka është cilësuar si storie e suksesit.
Presidenti Infantino shprehu shqetësimin për gjendjen e krijuar së fundmi në futbollin e Kosovës, duke e pasur parasysh se ai e ka të dukshme simpatinë për punën e presidentit Ademit dhe FFK-së.
Infantino vazhdimisht ka thënë se te kosovarët e gëzon një respekt të madh dhe merr falënderime sa herë që i takon ata.
Ai e shpreh gjithherë që Kosovën e ka pjesë të ndjeshme, ngase në Kongresin e parë si president i FIFA-s e ka pranuar Kosovën dhe rruga e jonë e përbashkët ka nisur aty.
Presidenti Infantino po e ndjek me kujdes gjendjen në futbollin e Kosovës dhe shprehu keqardhje për ato që po ndodhin, por duke shprehur shpresën se këto atakime të paarsyeshme dhe të pa drejta ndaj FFK-së do të ndërpriten.
Organet e FIFA-s nuk do të lejojnë që grupe të tilla të provojnë ta dëmtojnë futbollin dhe inkurajojnë delegatët e Kuvendit të FFK-së që të mos ndihen të dëmtuar apo të shantazhuar nga njerëzit me ndikim, derisa e shohin pozitive faktin që institucionet përkatëse kanë dalë në mbështetje të drejtuesve të FFK-së dhe presidentit Ademi për zgjedhjen e tij në mënyrën më të drejtë me mandat 4-vjeçar, gjë për të cilën presidenti i FIFA-s qysh në fillim e ka pasur të qartë dhe e ka vlerësuar si të rregullt dhe të drejtë.
Presidenti Infantino inkurajoj presidentin Ademi dhe stafin e tij që ta vazhdojnë punën dhe të mos merren me pengesa të tilla, derisa bëri thirrje të gjithëve në Kosovë që ta ruajnë këtë ekip që kanë, i cili po e prezanton vendin në mënyrën më të mirë.
Presidenti Infantino shprehu gatishmërinë e tij që të vijë për vizitë në Kosovë atëherë kur e parashohin presidenti Ademi dhe KE i FFK-së, derisa shprehu mbështetjen e fuqishme dhe të parezervë ndaj FFK-së, duke sugjeruar që të vazhdohet me realizimin e projekteve të infrastrukturës.
Kujtojmë se për shkak të kësaj situate të krijuar Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka shkarkuar nga detyra zëvendëssekretarin e FFK-së, Arianit Ahmetin.
Ahmeti u shkarkua pasi vet kandidoi për kryetar të FFK-së dhe pohonte se i ka 41 nënshkrime për ta marrë postin e të parit të FFK-së.
Ritheksojnë se departamenti i zyrës ligjore ne Ministrinë e Administratës publike e ka vërtetuar se Agim Ademi ka mandat katërvjeçar dhe jo dy vjeçar siç pretendon Ahmeti./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me nd...
-
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte...
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...