Lajme

Presidenti i FFK-së Agim Ademi me bashkëpunëtorë bëjnë homazhe para arkivolit të Vjosa Berishës

Autori: Islam Morina 19:03 | 30 June 2022

Presidenti i FFK-së Agim Ademi, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, kanë bërë homazhe para arkivolit të regjisores, producentës dhe anëtares së grupit të tifozëve “Dardanët.

Ademi ka thënë se Vjosa ishte personalitet i artit dhe kulturës në Kosovë dhe që ka lënë pas një trashëgimi të pasur artistike, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në statusin e tij në Facebook ka vlerësuar lart kontributin e Vjosa Berishës në organizimin e tifozëve të kombëtares duke dhënë ide e kreativitet.

-Advertisement-

Statusi i plotë i Ademit:

“Sot së bashku me bashkëpunëtorët e mi, Muharrem Sahiti, Albert Bunjaki e Lulzim Berisha, bëmë homazhe pranë arkivolit të regjisores dhe producentës së njohur të filmit, njëherësh anëtares së grupit të tifozëve Dardanët, Vjosa Berisha.

Vjosa ishte personalitet i shquar i artit dhe kulturës në Kosovës dhe la pas vetes një trashëgimi të pasur artistike.

Ajo gjithashtu dha kontribut të madh edhe për organizimin e tifozëve të kombëtares Dardanët me idetë dhe kreativitetin e saj, teksa kontribuoi në sensibilizimin e shumë grave e vajzave për t’i ndjekur ndeshjet e futbollit.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Agim Ademi në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera