Presidenti i BERZH-it viziton Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 18 April 2019
Presidenti i BERZH-it, Sir Suma Chakrabarti, do ta vizitojë sot Kosovën gjatë një turneu në rajonin e Ballkanit Perëndimor në përgatitje për takimin vjetor të Bankës për vitin 2019 që do të mbahet në Sarajevë në muajin maj. Kjo është vizita e parë e Chakrabarti që nga viti 2016.
Gjatë qëndrimit të tij njëditor, presidenti Chakrabarti do të takohet me zyrtarë qeveritarë, duke përfshirë kryeministrin Ramush Haradinaj, ministrin e Financave Bedri Hamza dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.
Në takimet e tij, kreu i BERZH-it do ta ritheksojë zotimin e Bankës ndaj shtetit dhe tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ai gjithashtu do ta riafirmojë qëndrimin e Bankës si një partner strategjik i Kosovës dhe investitor kryesor institucional me mbi 363 miliona euro të investuara deri më sot në 63 projekte.
Fokusi i Bankës në Kosovë është në përkrahjen e zhvillimit konkurrues të sektorit privat, përmirësimin e sigurimit të energjisë, qëndrueshmërinë dhe konektivitetin mbështetës si dhe në integrimin rajonal.
BERZH i shtoi aktivitetet e saj në Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar dhe investoi më shumë se 1.1 miliarda euro përmes 67 projekteve. Përgjatë gjithë rajonit, synohet ruajtja ose rritja e lehtë e këtij niveli. Në Kosovë, BERZH po e synon një rritje të ndjeshme të investimeve, nga 52 miliona euro sa ishin në vitin 1982, në 100 miliona euro gjatë periudhës së ardhshme.
Qyteti i Prishtinës iu bashkua programit të gjelbërimit urban të BERZH-it, ‘BERZH Green Cities’, në fund të vitit 2018. Kjo do ta ndihmojë qytetin në identifikimin e veprimeve dhe investimeve prioritare që do të implementohen gjatë përmirësimit të infrastrukturës së saj.
Të tjera
-
Tenderi i dyshimtë 2 milionësh i Përparim Ramës për Prishtina Parking
Një tender i komunës së Prishtinës në vlerë mbi 2.5 milionë duket se ka ngjal...
-
Lajçak nga shtatori me post të ri
Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialog Miroslav Lajçak do të ...
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
Osmani kujton mas*akrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, ...
-
Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndër...
-
Kurti sot takohet me studentët romë, ashkali dhe egjiptianë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët ...
-
“Tërhiqet” ushtria serbe nga Presheva
Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komuna...
-
Ministri i Mbrojtjes i Italisë vjen në Kosovë
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, do të qëndrojë në Kosovë gjatë ...
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë
Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite vo...
-
Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita
Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë ...
-
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kër...