Presidenti i Austrisë në Tiranë: Të rrisim bashkëpunimin, mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Autori: Gazeta inFokus
13:52 | 27 March 2023
Presidenti Federal i Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka nisur vizitën shtetërore në Shqipëri me ftesë të presidentit shqiptar Bajram Begaj.
Në deklaratën e tij për mediat, Van der Bellen ka thënë se me Begaj kanë diskutuar për të rritur më shumë bashkëpunimin mes vendeve teksa ka shprehur mbështetjen e Austrisë për integrimin e Shqipërisë në BE.
Presidenti i Austrisë ka deklaruar se fokusi është tek çështjet themelore, shteti i së drejtës, të drejtat themelore dhe drejtësi e pavarur.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Shqipëri dhe ju falënderoj shumë për këtë miqësi kaq të madhe shqiptare. Vizita ime sot është në kuadrin e një tradite të marrëdhënieve shumë të mira që bazohen që në shpalljen e pavarësisë. Diskutuam se si mund ta rrisim akoma dhe më shumë bashkëpunimin mes vendeve tona. Agjencia austriake për zhvillim është një mbështetës në zbatimin e reformës në drejtësi. Deklaratë mbi bashkëpunimin e mëtejshëm në shtetin e së drejtës”.
“I nderuar që shkolla austriake gëzon një reputacion shumë të mirë në Shqipëri. Austria mbështet dhe këtu Shqipërinë për sa i përket fushës së arsimit dhe vlerëson ofertën me punonjës të kualifikuar. Mbi 50 biznese austriake ndodhen në Shqipëri. Pasdite do të hapim forumin ekonomik, si zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes vendeve. Jam i lumtur që ftesës sime për të ardhur në Shqipëri i janë bashkuar biznese dhe jemi këtu për të dhënë dhe prezantuar ekspertizën e tyre në interes të përbashkët”.
“Austria njihet si një inkurajues për sa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Fokusi është tek çështjet esenciale, shteti i së drejtës, të drejtat themelore, drejtësi e pavarur. Dëshirojmë ta inkurajojmë dhe më tej Shqipërinë për t’u afruar dhe më shumë në çështjen e anëtarësimit. Austria do të jetë një mbështetës i madh për Shqipërinë për sa i përket anëtarësimit dhe kjo do të vazhdojë kështu. Ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe në solidaritetet në krah të një Ukraine të pavarur”, ka thënë Van der Bellen./tvklan.al

Të tjera
-
Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka vazhduar kritikat ndaj qeverisë...
-
Reshje të mëdha të shiut, vërshohet një fshat i Skenderajt
Ditët e fundit kanë sjellur reshje të mëdha të shiut në disa qytete të Kosovë...
-
Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se përpjekjet për të d...
-
Kurti ka pritur në zyrë numrin dy të KIA-s: Jeni të mirëseardhur për investime në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim zëv...
-
Familjarët e Ervis Martinajt kërkojnë kthimin e pasurive në Gjykatën e Lartë
Familjarët e Ervis Martinajt, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kan...
-
Kalabri- Rama vizitë në Eparkinë e Ungrës, shoqërohet nga Linda dhe Zaho
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali ...
-
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin
Ambasadori rus në Serbi Alexander Botsan-Kharchenko tha sot se situata në...
-
OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit
Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut që është duke kryesuar edhe me pre...
-
Cila është rëndësia e Odës Nordike të Tregtisë të themeluar së fundmi, flet ambasadori finlandez Nissinen
Ambasadori finlandez, Matti Nissinen, ka folur bashkëpunimin ekonomik ndërmje...
-
Kurti, Indisë për aksidentin tragjik: Kosova qëndron krah jush
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për aksidentin tr...
-
Bislimi i reagon Vuçiqit për intervistën në CNN: Propagandë e pastër
Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besni...
-
Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar të shtunën për mandatin e...