Presidenti grek për shembjet në Dhërmi: Shkelje provokative e të drejtës mbi pronësinë
Autori: Gazeta inFokus
11:33 | 29 Korrik 2017
Greqia vazhdon të reagojë për shembjen e dy objekteve në Dhërmi, që sipas Athinës përbën shkelje të të drejtave të minoritetit. Reagimi i radhës ka ardhur nga presidenti i republikës greke, Prokopis Pavlopoulos.
Duke përshëndetur në kongresin e epirotasve të diasporës, që po mbahet në qytetin e Prevezës, Pavolopoulos ka deklaruar se “të drejtat e minoritetit etnik grek duhet të respektohen absolutisht nga Shqipëria fqinje, ashtu siç u shkon për shtat qytetarëve që jetojnë në shtetin e të drejtës”.
“Sepse vetëm vendet që zbatojnë shtetin e të drejtës përmbushin kushtin elementar dhe të njimendtë për integrimin e tyre në familjen e madhe të popujve europianë”, – ka shtuar Pavlopoulos.
“Greqia e mban vështrimin tek bashkëkombasit tanë dhe i garanton se ashtu siç vetë Greqia respekton dhe zbaton me përkushtim të drejtën europiane dhe ndërkombëtare, të njëjtën gjë pret edhe nga Shqipëria, përderisa kjo dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian”, – ka theksuar presidenti i republikës greke, i rreshtuar në një linjë me deklaratën e ministrisë së jashtme, para dy ditësh.
“Shkelja provokative e të drejtës mbi pronësinë që po zbatohet nga ana e autoriteteve shqiptare, sidomos përmes shembjes së godinave që u përkasin bashkëkombasve tanë, nuk favorizon perspektivën europiane të Shqipërisë”, – tha Presidenti i Republikës greke, Prokopis Pavlopoulos.

T� tjera
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...





























