Opinione

Presidenti dhe Kryeministri

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 04 May 2019

Kjo u pa qartë në rastin e Kartonit të Gjelbër kufitar, ndonëse Brukseli e kishte dhënë dritën e gjelbër, e kuqja e Presidentit e kishte zbythë këtë nismë të qeverisë së Kryeministrit. Në rastin e Kartonit të Gjelbër, Presidenti me ministrin e Jashtëm morën qindra miliona harac nga qytetarët e Kosovës dhe Diaspora, kurse Kryeministrit, titullin “haracgji“ ia dha partia e Presidentit.

1.

Hapat i kishte të rënda. Ndërsa qëndrimin hala më të rëndë. Kur u duk në hyrje të sallës së mbledhjeve të Qeverisë, ra heshtja dhe të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë.

-Advertisement-

Ishte Presidenti. Ai bëri me duar një lëvizje që nënkuptonte uljen e telefonave të mencur në rast se dikush do të incizonte me pa faj, prezencën e tij.

Ishte mbrëmje, vonë, c´kërkon Presidenti në këto hapësira? Ishte nata historike e përpjekjes për të shfuqizuar Gjykatën Speciale nga Paralamenti i Republikës së Kosovës.

Presidenti hapëroi para hundës time që isha ngritë në këmbë si të gjithë të tjerët. E kush isha unë të mos ngritesha për Presidentin?

Presidentit i bënë një vend pranë Kryeministrit. Ky i fundit, që kishte pak kohë që kishte marrë drejtimin e Qeverisë, e priti me fjalë mikëpritje dhe që të dy tashmë e kishin përballë njëri tjetrin.

Bisedat zor se dëgjoheshin.

Kryeministri ishte i përkushtuar ta bënte të ndjehej rehat Presidentin, i cili sic thash, nuk zbriste nga madhështia.

Gjëja e parë që mendova ishte, Kryeministri e ka frikë Presidentin? Apo, thjesht një mirësjellje kjo nga ana e Kryeministrit, ndonëse nuk kishte kamera që të detyrojnë mirësjelljen?

Mbase bashkërendimi për të cuar Procesin përpara, e imponon këtë marrëdhënie? Ndonëse, lajmet e fundit nga portalet, thonin se zëvendësuesi i Presidentit në Parti, nuk ishte i gatshëm të prishej me ndërkombëtarët. Ai e kundërshtonte me forcë këtë nismë.

E pse Kryeministri të guxonte?

A nuk ishte vet Kryeministri që e pranoi ftesën e evropianëve për shkuar në Hagë?

Nëse Presidenti ka një arsye, përse Kryeministri të urrejë evropianët?

Po vihet në lojë Kryeministri?

Dhe vërtetë nuk e di këtë?

2.

Ishte Taksa dhe trumbetimi për rrezikun e prishjes së raporteve me amerikanët, ajo që e bëri Kryeministrin të reagoj se po vihet në lojë nga Presidenti.

Po qe kështu, a nuk ishte dhe përpjekja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale e njëjta gjë? Një prishje të marrëdhënieve me amerikanët – pyeste Kryeministri nga Deqani.

Kryeministrit po i ndaloheshin vizat për në Amerikë.

Dhe me këtë talleshin publikisht të gjithë. Madje, edhe zëvendëskryeministrat e afërt me të, se si Kryeministrit po, e atyre nuk po i ndaloheshin vizat.

Ministri i Jashtëm që është dhe bashkautor i aferës më të madhe korruptive nga paslufta në rastin e Kartonit të Gjelbër kufitar – bashkë me Presdentin – më kot e mbron këtë të fundit se nuk ka gisht në shprishjen e imazhit të Kryeministrit tek amerikanët.

Në emër të unifikimit të spektrit poliltik (cfarë mashtrimi) Kryeministri i vetmi po humbiste në këtë garë politike.

Në fakt, nënshtrimi i Kryeministrit – me a pa dëshirën e tij – para lojërave të Presidentit janë më shumë se kaq.

Rasti “Veteranët e rrejshëm“ ishte njëri prej tyre.

Kurse rasti tjetër “Gylenistët“, është një tjetër shembull se si Kryeministri ishte pjesmarrës në këtë krim institucional që për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian nuk mund të anashkalohet me lehtësi.

Në fakt, një vit më parë, Kryeministri ishte shantazhuar nga Presidenti në rastin Gylenistët. Këtë mbase nuk e di.

Kërcënimi që i erdhi nga Erdgoani atëbotë, i ishte kurdisur nga Prizreni, ose Jerusalemi i PDK-s. Gjegjësisht, nga krahu i Islamit Politik me të cilin ka lidhje të ngushta Presidenti.

Por dora e Presidentit në jetën politike është vështirë e rrëzueshme dhe këtë e kishte kuptuar, Kryeministri që e rrespekton atë me “Shkëlqësia e tij“.

Kjo u pa qartë në rastin e Kartonit të Gjelbër kufitar, ndonëse Brukseli e kishte dhënë dritën e gjelbër, e kuqja e Presidentit e kishte zbythë këtë nismë të qeverisë së Kryeministrit.

Në rastin e Kartonit të Gjelbër, Presidenti me ministrin e Jashtëm morën qindra miliona harac nga qytetarët e Kosovës dhe Diaspora, kurse Kryeministrit, titullin “haracgji“ ia dha partia e Presidentit.

Prandaj Kryeministri e ka frikë Presidentin. Muskujt e Presidentit janë të padukshme, të shtrira ca në gjykata, ca në media, madje dhe pak nëpër partitë politike.

3.

Presidenti e di se i vetmi që mund ta rrëzoj atë nga skena politike është Kryeministri.

Në emër të unifikimit të spektrit politik, gjë për të cilën asnjëherë nuk kishte kontribuar (a nuk u pa kjo së fundmi në mbledhjen e komisionit parlamentar për Gylenistët?) Presidenti mashtroi me LDK-n vite me radhë.

VV asnjëherë nuk i besoi dhe mirë bëri, kurse me AAK-n e Kryeministrit mbase pritet të shihet.

Dhe nëse jo me tjerat, me Taksën ndaj Serbisë, Kryeministri me kokëfortësinë që tregoi mori vëmendjen e duhur të Bashkësisë Ndërkombëtare.

Presidenti mund të kishte qenë zot i kufijëve nga paslufta, por ai a mund të blejë lirinë e vet personale me kufijtë e Kosovës?

Gjykata Speciale është dhuratë e Presidentit që ia bëri vetes. Përse duhej të mërzitej Kryeministri për këtë?

Presidenti nuk është Ushtria Clirimtare e Kosovës dhe as Ushtria Clirimtare e Kosovës nuk është Presidenti, sado e trumbeton këtë.

Presidenti, vetëm me një Proces të Dialogut si ky që po ndodhë mund të vazhdojë të jetë një vegël e nevojshme për Ndërkombëtarët për t´i shpëtuar (dhe për pak kohë) Hagës.

Mirëpo, përse duhej të mërzitej Kryeministri për Presidentin?

Këtë hala se kuptoj!

(Kreshnik Berisha ka qenë së fundmi Këshilltar Politik në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera