Fokus

Presidenti Çek në Serbi tha se nuk i pëlqen Kosova, alarmohet ambasadori amerikan në Çeki

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 12 September 2019

Ditë më parë Milos Zeman, President i Çekisë, qëndroi për vizitë zyrtarë në Beograd.

Aty, Zeman u takua me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, ku tha që “më pëlqen Serbia dhe populli serb”, duke shtuar më pas me zë të ulët: “dhe nuk më pëlqen Kosova”.

E tash, këtë të enjte, ambasadori amerikan në Çeki, Stephen King, vizitoi ambasadën e Kosovës në këtë vend.

-Advertisement-

Aty, King u takua me ambasadorin kosovarë atje, Arbër Vllahiun, shkruan gazeta inFokus.

Sipas këtij të fundit, King rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve për një republikë sovrane, të pavarur e të integruar.

“Ishte nder të takohesha me Ambasadorin e SHBA në Pragë, z. Stephen B. King, i cili këtë mëngjes vizitoi Ambasaden e Kosovës në Pragë për ta riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për një Republikë sovrane, të pavarur të Kosovës, të integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare”.

Ndërsa, për takimin, shkruaji edhe vet krye diplomati amerikan në Çeki, në profilin e tij zyrtar në Tëitter.

“Ishte nder të takoj ambasadorin Arbër Vllahiu këtë mëngjes dhe t’i riafirmoj atij mbështetjen e SHBA-ve për një Kosovë sovrane, të pavarur e plotësisht të integruar në komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar King./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera