Lajme

Presidenti çek: Integrimi i Kosovës në BE, i diskutueshëm

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 14 October 2017

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman pas samitit dy-ditor të shefave të Grupit të Vishegradit tha se presidentët e shteteve i kanë dhënë përkrahje Ballkanit për anëtarësim në BE.

Megjithatë, ai tha se te rasti i Kosovës është më e vështirë, shkaku që nuk është njohur nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Të gjithë u pajtuam që Ballkani të angazhohet në BE, por çështja mbetet te Kosova pasi pavarësia e saj nuk është njohur nga të gjitha vendet e BE-së”, tha Zeman, transmeton lajmi.net

-Advertisement-

Tutje ai përmendi edhe radikalizmin islamik në Bosnjë e Hercegovinë.

“Të katër presidentët ramë dakord se Bosnja është në rrezik të përhapjes së islamit radikal”, tha Zeman.

Në këtë samit kanë marrë pjesë: presidenti polak, Andrzej Duda, ai sllovak, Andrej Kiska, dhe presidenti i Hungarisë, Janosh Ader. /Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera