Presidenti çek i kërkon falje Serbisë për bombardimet që parandaluan gjenocidin në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 18 May 2021
Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman ka kërkuar që serbët ta falin shtetin e tij që mori pjesë në bombardimin e Beogradit më 1999, akt që parandaloi gjenocidin.
Këtë deklaratë ai e dha pasi e priti në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi i Zeman dhe Vuçiq u mbajt pas dyerve të mbyllura në Pragë, ndërsa më pas ata iu drejtuan mediave.
Para takimit, Vuçiq u prit nga presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman në Kalanë e Pragës me nderime ushtarake dhe intonimin e himneve të të dy vendeve, pasuar nga ceremonia e ndarjes së çmimeve.
Në këtë ceremoni, Zeman ia dhuroi Vuçiqit “Urdhrin e Luanit të Bardhë”, ndërsa presidenti i Serbisë ia dha atij “Urdhrin e Republikës së Serbisë në Shirit”.
Pas takimit, Zeman theksoi se ata diskutuan “për miqësinë tradicionale që u zhvillua më 1938 dhe 1968”.
“Në të dy rastet, populli serb na dha mbështetje dhe ne i falënderuam ata. Me këtë rast, unë kërkoj falje për bombardimin, ishte më keq sesa një krim. Unë kërkoj nga populli serb të na falë”, tha Zeman në fillim.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, theksoi se ai dëshiron ta falënderojë Zemanin “për këto fjalë të mrekullueshme që ai ia drejtoi Serbisë”.
“Ne gjithmonë do ta shohim popullin çek si miqësor dhe tani e tutje si një popull vëllazëror. Populli serb nuk do t’i harrojë këto fjalë për bombardimet, ne do të jemi përjetësisht mirënjohës sepse askush nuk e tha kurrë atë”, tha Vuçiq.
Të tjera
-
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me nd...
-
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte...
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...