Presidenti Biden pret në Shtëpinë e Bardhë homologun nga Kosta Rika

Autori: Gazeta inFokus
18:39 | 30 August 2023
Presidenti Joe Biden priti të martën në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësin e Kosta Rikës Rodrigo Chaves për të diskutuar mbi sfidat aktuale dhe afatgjata mes dy vendeve. Në takim u diskutua mes të tjerash, mbi pasojat që ka sjellë emigrimi i paligjshëm në shtetin e vogël të Amerikës Qendrore, si dhe sfidat që paraqesin ambiciet globale të Kinës, të mbështetura tek shfrytëzimi i teknologjisë së gjysmëpërçuesve.
Presidenti Joe Biden theksoi gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë se Shtetet e Bashkuara dhe Kosta Rika i kanë forcuar marrëdhëniet mes tyre.
“Më shumë se një vit më parë, së bashku me partnerët e rajonit nënshkruam në Kaliforni Deklaratën e Los Anxhelosit për Migrimin dhe Mbrojtjen. Që nga ajo kohë, ju keni bërë një punë të jashtëzakonshme, jeni treguar një partner i shkëlqyer”, i tha Presidenti Biden homologut nga Kosta Rika, Rodrigo Chaves.
Presidenti i Kosta Rikës u bëri jehonë fjalëve të ngrohta të udhëheqësit amerikan.
“Kosta Rika ka qenë dhe do të mbetet një nga aleatët më të fortë në botë për sa i përket interesave tuaja ekonomike dhe të sigurisë, që janë edhe interesat tona”, tha Presidenti Rodrigo Chaves.
Shtëpia e Bardhë thotë se të dy vendet ndajnë pikëpamje ideologjike të ngjashme.
“Kosta Rika luan një rol udhëheqës rajonal. Është një demokraci e fortë me një ekonomi të begatë dhe është shembull në menaxhimin e migracionit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Udhëheqësit diskutuan për çështje si sfida e përballjes me numrin e madh të imigrantëve që kalojnë nëpër Kosta Rika në rrugëtimin e tyre drejt Shteteve të Bashkuara. Muaj më parë, zoti Chaves tha se vendi i tij kishte nevojë për ndihmë.
“Duhet t’u kërkojmë vendeve si Shtetet e Bashkuara që të na ndihmojnë për të përmbushur atë që duam. Të jemi qytetarë të mirë ndërkombëtarë, qytetarë të mirë të botës, një vend që vazhdon të jetë bujar, por kostot po bëhen të mëdha. Le të ketë sinjale më të qarta në Shtetet e Bashkuara”.
Analistët thonë se vendi i vogël bregdetar, i famshëm për plazhet dhe biodiversitetin, gjithashtu ka një rol për të luajtur përballë ambicieve ekonomike të Kinës.
Një program i financuar nga ligji i vitit 2022 “CHIPS and Science”, për të cilin administrata e Presidentit Biden thotë se është thelbësor për t’iu kundërvënë Kinës, tani ka vënë në objektiv Kosta Rikën për të prodhuar pajisje elektronike me përmasa tejet të vogla por që kanë një rëndësi të madhe në dërgimin e anijeve në hapësirë, gjysmëpërçuesit.
“Kompanitë që prodhojnë gjysmëpërçues janë tashmë të pranishme në Kosta Rika. Firma Intel aktualisht ka një degë atje. Janë të hedhura themelet për të ndërtuar edhe më tej. Prova kryesore është tek përbërësit, programet e trajnimit, nëse Kosta Rika mund të ndërtojë kapitalin e duhur njerëzor për të tërhequr investime”, thotë për Zërin e Amerikës Ryan Berg, me Qendren për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare./VOA

Të tjera
-
Basha për Hajrulla Çekun: Ka shkëlqy si Ministër, do t’shkëlqej edhe si kryetar i Prishtinës!
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar...
-
Trumpi së shpejti në Dhomën e Situatave për përfshirjen e mundshme në konfliktin Izrael-Iran
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se deri në pasditen e sotme ende ...
-
Hasani: Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor
Ka më shumë se dy muaj që Albin Kurti po mban dy pozita të rëndësishme shtetë...
-
Rexhaj: Dojmë Qeveri, por veç me LDK-në
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, është shprehur i qartë sa i p...
-
40 mijë euro mbushje Vala për deputetët në vitin 2024, kush shpenzoi më së shumti?
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë pse brengosen kur flasin e shkruajnë...
-
“S’ka kaos në Prishtinë me Hajrullah Çekun”, thotë Vetëvendosja
Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar kandidatin për Kryetar të Prishtinës, depu...
-
Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për krizën e gjat...
-
Shefi i OKB-së i alarmuar nga përshkallëzimi i marrëdhënieve Izrael-Iran
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, paralajmër...
-
Në tri ditët e fundit, më shumë se 30 aeroplanë ushtarakë amerikanë fluturuan mbi Evropë
Një analizë e Sky News e të dhënave të gjurmimit të fluturimit tregon se më s...
-
Media Shtetërore Iraniane: Valë e re sulmesh drejt Izraelit
Irani ka qëlluar raketa drejt Izraelit në një valë të re sulmesh, raportojnë ...
-
Ferat Shala: Punëtorët e RTK-së rrezikojnë të mbesin pa paga
Deputeti i PDK-së, Ferat Shal, ka konstatuar problemet që po i sjell mos kons...
-
Erdogan: Netanyahu ka tejkaluar Hitlerin, po monitorojmë zhvillimet
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur mbështetjen e tij “pë...