Presidenti Biden niset për në Japoni, anulon pjesën tjetër të vizitës në Azi
Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 17 May 2023
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden niset sot për në Japoni për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Grupit të shtatë vendeve më të industrializuara në Hiroshimë. Presidenti Biden anuloi një pjesë të udhëtimit që kishte planifikuar javën e ardhshme, për të vazhduar bisedimet për tavanin e borxhit me udhëheqësit e kongresit. Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të mos shlyejnë detyrimet e tyre financiare nëse Shtëpia e Bardhë nuk arrin marrëveshje me udhëheqjen republikane të Dhomës së Përfaqësuesve para 1 qershorit.
Presidenti amerikan, Joe Biden niset të mërkurën në mbrëmje për në Japoni për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të G7-ës që këtë radhë mbahet në qytetin Hiroshima. Megjithatë ai e ka të vendosur të kthehet të dielën në SHBA duke anuluar vizitën e parashikuar për në Papua Guinean e Re dhe Australi për javën e ardhshme.
Arsyeja për këtë është rreziku se Shtetet e Bashkuara mund të mos kenë mundësi të paguajnë detyrimet financiare, pasi ende nuk ka një marrëveshje për tavanin e borxhit mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit. Takimi i së martës mes udhëheqësve republikan të Dhomës së Përfaqësuesve dhe presidentit, dështoi.
“Jam i bindur se do të vazhdojmë të bëjmë përparim drejt shmangies së përmbushjes së përgjegjësisë së Amerikës si udhëheqës në skenën botërore. Megjithatë, po e shtyj pjesën e udhëtimit në Australi dhe ndalesën time në Papua Guinenë e Re, që të kthehem për negociatat përfundimtare me udhëheqësit e kongresit. Unë fola sot me kryeministrin e Australisë, Albanese dhe e njoftova se çfarë po ndodhte. Në takimin e fundit kishte një konsensus me udhëheqësit e kongresit se mospagimi i borxhit nuk duhet të ndodhë. Ekonomia jonë do të binte në recesion. Do të shkatërronte llogaritë e pensioneve, do të rriste koston e huamarrjes”, tha presidenti Biden.
Pas bisedës me zotin Biden, kryeministri i Australisë Anthony Albanese njoftoi se takimi i udhëheqësve të Japonisë, SHBA-së dhe Indisë, i cili do të mbahej në Sidni javën e ardhshme, është anuluar.
“Bllokimi dhe përçarja që po ndodh në politikën e brendshme në Shtetet e Bashkuara, me çështjen e tavanit të borxhit, do të thotë se kjo duhet të zgjidhet para 1 qershorit, përndryshe ka pasoja mjaft drastike për ekonominë amerikane, të cilat më pas do të kenë pësoja në ekonominë globale. Kuptohet që presidentit Biden i është dashur të marrë këtë vendim. Ai, megjithatë, tha se mezi priste të vinte për vizitë në një datë të ardhshme si dhe unë do të shkojë në Shtetet e Bashkuara për një vizitë shtetërore më vonë gjatë këtij viti”, tha Antohny Albanese, kryeministër i Australisë.
Presidenti Biden niset për në Hiroshima të mërkurën në mbrëmje për takime me udhëheqës nga vendet kryesore industriale të botës, duke përfshirë Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian.
Udhëheqësit do të përpiqen të gjejnë një mënyrë për t’iu kundërvënë shfrytëzimit nga Pekini të të ashtuquajtures “trysni ekonomike” apo praktika e kërcënimeve dhe investimeve ekonomike tek shtetet e treta me qëllim nënshtrimin e tyre ndaj vullnetit kinez.
G7-a pritet ta bëjë këtë përmes kontrolleve të eksportit dhe kufizimeve në investimet nga vendet e tyre në Kinë, ndërkohë që përpiqet të ngadalësojë përparimin teknologjik të Kinës dhe të zvogëlojë dominimin e saj në zinxhirin global të furnizimit./VOA
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...