Presidenti Biden ndryshon qëndrim për murin në kufi me Meksikën
Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 06 October 2023
Administrata e Presidentit Joe Biden tha të enjten se do ta zgjerojë murin në kufirin me Meksikën, në përpjekje për të frenuar numrin rekord të emigrantëve, duke iu rikthyer një politike të miratuar gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump.
Trump e bëri ndërtimin e murit në kufi një parim qendror të fushatës së tij për president në zgjedhjet e vitit 2016.
Një nga veprimet e para të Biden pas marrjes së detyrës në janar 2021 ishte ngrirja e fondeve për murin dhe ndërprerja e ndërtimit të tij.
Ish-presidenti Trump e quajti fitore ndryshimin e qëndrimit të pasardhësit të tij dhe tha se Biden duhet t’i kërkonte falje.
“Siç e kam thënë shpesh, në mijëra vjet, vetëm dy gjëra kanë funksionuar vazhdimisht: rrotat dhe muret!”, shkruajti ai në rrjetet sociale.
“A do të kërkojë falje Joe Biden ndaj meje dhe Amerikës që iu desh kaq shumë kohë të vepronte?”
Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador e quajti lëvizjen e Shtëpisë së Bardhë “një hap prapa”.
Administrata amerikane tha se ndryshimi nuk ishte një devijim nga politika e zotit Biden e vitit 2021, sepse fondet që u përcaktuan gjatë mandatit të Trump në vitin 2019, duhej të shpenzoheshin tani.
I pyetur nga gazetarët nëse muri përgjatë kufirit funksionon, Biden tha “jo”, por shtoi se administrata duhej t’i përdorte fondet.
“Unë nuk mund ta ndaloj një gjë të tillë,” tha ai. Emigracioni ka të ngjarë të jetë një nga çështjet kryesore të fushatës në vitin 2024, ku presidenti Biden dhe ish-presidenti Trump ka gjasa të jenë përsëri përballë njëri-tjetrit.
Shumica e amerikanëve – 54% – pajtohen me deklaratën se “imigracioni po e bën jetën më të vështirë për amerikanët e lindur në vend”, sipas një sondazhi të muajit shtator realizuar nga Reuters/Ipsos. Rreth 73% e republikanëve dhe 37% e demokratëve të anketuar ranë dakord me këtë deklaratë.
Vendimi i administratës së Presidentit Biden për të vazhduar me barrierat kufitare e ekspozon presidentin ndaj kritikave nga baza e tij e majtë. Biden bëri përpjekje në fillim të mandatit të tij që një projekt-ligj gjithëpërfshirës që do të reformonte imigracionin, të miratohej në Kongres, por opozita republikane e pengoi atë.
Administrata ka hasur sfida praktike dhe politike e përballur me një numër rekord kalimesh të emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë gjatë mandatit të Biden.
Fluksi i tyre ka tensionuar qytetet amerikane në kufi. Guvernatorët republikanë të shteteve pranë kufirit, të cilët thonë se Biden nuk ka bërë sa ç’duhet për frenimin e tyre, kanë transportuar me autobuzë emigrantë në qytetet e kontrolluara nga demokratët, si Nju Jorku dhe Çikago. Kjo ka bërë që disa udhëheqës amerikanë tani ta kritikojnë Biden.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, filloi të enjten një udhëtim në Meksikë, Kolumbi dhe Ekuador për t’u thënë emigrantëve të mundshëm se qyteti i tij nuk mund t’i strehojë, pasi sistemet lokale të strehimit janë mbingarkuar. /VOA
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...