Lajme

Presidenti Biden dhe Papa Françesku flasin për “rrugët drejt paqes”

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 22 October 2023

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Papa Françesku patën një bisedë telefonike 20-minutëshe të dielën, gjatë së cilës diskutuan “situatat e konfliktit në botë dhe nevojën për të identifikuar rrugët drejt paqes”, raporton Vatican News.

Vatican News, e cila është gazeta zyrtare e Selisë së Shenjtë, nuk dha detaje të mëtejshme rreth bisedës.

Më herët, gjatë fjalimit të tij të së dielës, Papa Françesku bëri thirrje edhe një herë për paqe në Gaza dhe Izrael.

-Advertisement-

“Jam shumë i shqetësuar, i pikëlluar”, tha ai. “Lutem dhe jam pranë të gjithë atyre që vuajnë, pengjeve, të plagosurve, viktimave dhe familjeve të tyre”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera