Lajme

Presidenti Begaj: Shqipëria nuk do të pranojë një Republikë Srpska në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 27 March 2023

“Shqipëria nuk do të pranojë një Republikë “Srpska” në Kosovë”.

Me këto fjalë Presidenti Bajram Begaj u shpreh se marrëveshja Kosovë Serbi duket të shkojë drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Në asnjë rast, në asnjë rrethanë, nuk do të pranojë një Republikë Srpska në Kosovë. Dhe mesa di nuk është mbështetur as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë një partner i yni”, tha presidenti Begaj.

-Advertisement-

Deklarata e Begajt u bë gjatë takimit me homologun austriak, Von Der Bella, i cili u ndal tek procesi integrues i Shqipërisë.

Sipas kreut të shtetit austriak, ekzekutivi shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm me nismat e tij duke kritikuar direkt pasaportat e arta të qeverisë.

Pas takimit me Begajn, agjenda zyrtare e presidentit austriak vijoi në parlament ku iu drejtua parlamentarëve shqiptarë me kërkesën për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet midis dy vendeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera