Presidenti aktual i Kroacisë fiton shumicën e votave, por nuk shmang balotazhin
Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 30 December 2024
Presidenti aktual Zoran Milanoviç fitoi më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Kroacisë të dielën, por nuk arriti një shumicë dhe do të duhet të shkojë në një raund të dytë, treguan rezultatet nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (DIP).
Milanoviç, kandidati i socialdemokratëve të opozitës, fitoi 49.1% mbështetje pasi ishin numëruar fletëvotimet nga të gjitha qendrat e votimit.
Kundërshtari i tij kryesor Dragan Primorac – kandidati i Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) në pushtet – fitoi 19.35% mbështetje.shpallje.
Të dy do të përballen me njëri-tjetrin në raundin e dytë të votimit më 12 janar.
Reuters raporton se kandidatja e pavarur Marija Selak Raspudiç doli e treta me 9.25% mbështetje.
Posti i presidentit është kryesisht ceremonial. Presidenti nuk mund të vërë veton ndaj ligjeve, por ka një fjalë për çështjet e politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë.
Milanovic, i cili njihet për kritikat e tij të ashpra ndaj qeverisë, dërgoi një mesazh pajtimi, duke thënë se do t’i ofrojë dorën qeverisë në një kohë pasigurie.
“Unë do të luftoj për një Kroaci me qëndrim … një Kroaci që kujdeset për interesat e saj”, u tha ai mbështetësve.
Gjatë mandatit të tij pesëvjeçar që skadon më 18 shkurt, Milanovic, një ish-kryeministër, është përplasur me kryeministrin Andrej Plenkoviç për politikën e jashtme dhe publike dhe ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian dhe NATO-n për mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Të tjera
-
“S’do të ketë kurrë më anulimeve të fluturimeve nga mjegulla”, demantohet pas dy javësh Liburn Aliu
Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu dy javë më parë deklaroi se trafiku aj...
-
“Kaos është tash për tash” – Anulohen disa fluturime nga Aeroporti i Prishtinës, shkak mjegulla
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” në faqen zyrtare ka njoftu...
-
Ambasadori britanik: Kosova duhet t’iu besojë aleatëve dhe ta themelojë Asociacionin
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka ritheks...
-
Krimi në Cetinje, raportohet se i dyshuạri ka vrạrë së paku 10 persona
Një krim makabër ka ndodhur në Mal të Zi, të mërkurën, ku tashmë numri i të v...
-
Raportohet se aeroplani që vinte nga Shtutgarti në Prishtinë ateroi në Shkup, shkak mjegulla
Një aeroplan që po udhëtonte nga Shtutgarti për në Prishtinë është detyruar t...
-
Është bërë shprehi, kosovarët vazhdojnë të injorojnë centat e kusurit
Në shumë raste qytetarët kosovarë nuk marrin kusurin me centa nga blerja e pr...
-
Ikja e punëtorëve shëndetësorë, FSSHK: Stafi përballet me paga të ulëta e mungesë të kushteve adekuate
“Ikja e punëtorëve shëndetësorë mbetet një nga sfidat kryesore te vendit pran...
-
Muharremi: Të dhënat sugjerojnë se mbi 354 mijë persona kanë migruar prej 2011 deri më 2024
Njohësi i ekonomisë dhe integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi ka krahasuar...
-
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet ...
-
Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e fundit të vitit ...
-
“Katër vite tepër të vështira”, Jasharaj: S’kam parë arritje – Qeveria Kurti e ktheu kundër çdo premtim
“Ndihmon si vëlla, na ndihmo të dalim prej krizës si vëlla, ami 100 euro”, is...
-
Shkon në 7 numri i të vrạrëve në Cetinje të Malit të Zi, mes tyre dyshohet se janë edhe dy fëmijë
Numri i personave të vrarë në Cetinje të Malit të Zi tashmë raportohet se ka ...