Sport

Presidenti Agim Ademi takoi Komisionet e FFK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 01 August 2018

Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të garave, presidenti i FFK-së Agim Ademi, sot, takoi Komisionet relevante të FFK-së, me të cilët bisedoi për detyrat, përgatitjet dhe angazhimin që i pret këto Komisione, shkruan GazetaFokus.

Presidenti Ademi kërkoi nga të gjitha Komisionet që të jenë në nivelin e përgjegjësive që kanë. Të punojnë me përkushtim, gjatë punës së tyre të jenë të paanshëm, të marrin vendime të drejta në përputhje me aktet normative të FFK-së.

Të trajtojnë secilin rast me kujdes dhe të ndërmarrin masat e duhura me qëllim të mbarëvajtjes së garave. Të përkushtohen në ruajtjen e integritetit  të garave dhe me punën e tyre të jenë gjithsesi në shërbim të zhvillimit të futbollit. Po ashtu janë dakorduar që para fillimit të kampionatit të ri të organizohet një seminar me vëzhgues të ndeshjeve dhe në fund të mbahet edhe provim mbi arritjen e njohurive për ta ushtruar detyrën e tyre me përpikëri e në pajtim me Propozicionet dhe Rregulloret e Garave.

-Advertisement-

Tanimë kur jemi edhe pjesë e UEFA-s dhe e FIFA-s, duhet ta kemi të qartë se jemi edhe më shumë të monitoruar, prandaj kërkohet nga të gjithë ju që të jeni plotësisht të angazhuar në këtë drejtim. Do ta keni përkrahjen time dhe të KE parezervë, por nuk do të tolerojmë gabime dhe lëshime për askënd, ka theksuar me këtë rast presidenti Ademi. /GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera