Sport

Presidenti Agim Ademi priti delegacionin e Federatës gjermane të futbollit

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 28 July 2018

Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE-së dhe sekretarin e përgjithshëm z. Eroll Salihu priti në selinë e FFK-së, krerët e Federatës së Futrbollit të Gjermanisë, nënkryetarin e parë z. Rainer Koch dhe nënkryetarin tjetër z. Rainer Milkoriet, të cilët po shoqëroheshin nga Fehmi Konxheli dhe z. Nexhat Shoshi përfaqësues të FFK-së për Gjermani, shkruan GazetaFokus.

Duke ju dëshiruar mirëseardhje presidenti Ademi  tha: ”DFB ka qenë dora e parë që na u ka zgjatur për përkrahje dhe këtu kontribut të madh kanë dhënë bashkatdhetarët tanë zotërinjtë Fehmi Konxheli dhe Nexhat Shoshi të cilët na kanë ofruar me DFB-në, sikur që nuk e harrojmë mikun tonë z. Milkoreit që madje do të thosha që më mirë do të ishte në anën tonë, sepse ai është gjatë me neve dhe është pjesë e jona e duke  dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ai është i nderuar edhe nga ne edhe nga shteti jonë.

Gjithsesi jemi të lumtur që Federata gjermane ka qenë gjithmonë afër nesh. Edhe ne tash si DFB-ja jemi pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s. Përkrahja e juaj ka qenë e madhe edhe për faktin se ne kudo e kemi përmendur se mikja e jonë është DFB-ja. Dhe për këtë nuk mund të mos e përmend kontributin e ish presidentit të ndjerë Fadil Vokrri që ka vënë kontaktet e para sikur që bashkë edhe me mua dhe sekretarin e përgjithshëm dhe KE që kemi qenë gjatë këtij bashkëpunimi.  Neve mendojmë se na duhet edhe më tutje ndihma e juaj, këshillat e juaja dhe ne duam ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë ashtu sikur edhe deri me tash.

-Advertisement-

Na ka mbetur edhe nënshkrimi i  një memorandumi të ri bashkëpunimi dhe zhvillimi i një ndeshje miqësore ndërmjet dy kombëtareve e kjo do të ishte e mirëseardhur edhe për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.  Edhe njëherë ju falënderojë dhe na vjen keq që ndeshje e paraparë për sot për shkak të vdekjes së një atdhetari të madh nuk do të luhet, por jam i nderuar se vizita e juaj është vizita e parë e një federate prestigjioze prej kur jam zgjedhur president i FFK-së. Edhe njëherë mirë se keni ardhur në Kosovë dhe ju dëshiroj qëndrim të këndshëm”.

Duke u falënderuar për këtë mikpritje kaq të ngrohtë nënkryetari i parë DFB-s. Z. Rainer Koch, është shprehur:

”Me Kosovën kam disa momente të mira. Kur jam këtu nuk kam si të mos e kujtoj ish presidentin Vokrri i cili ishte një njeri i madh dhe unë pata  rastin ta takoj në kongresin e FIFA-s më 13 maj 2016 e ku në atë kongres unë për herë të parë po e përfaqësoja DFB dhe me kujtohet mirë fjalimi i ish presidenti Vokrri por edhe kundërshtimi i kryetarit serb. Pastaj isha delegat i ndeshjes së parë si nikoqir kur Kosova luajti kundër Kroacisë në Shkodër. Dhe pash sa ishte e mundimshme të udhëtohet për atë ndeshje nga Kosova e unë shpresoj se tash e tutje këto ndeshje do të zhvillohen në Prishtinë. Po ashtu një moment tjetër është se isha delegat i ndeshjes që FC ”Prishtina” e zhvilloi në Mitrovicë. Unë këtu  jam të përfaqësoj jo vetëm veten time por edhe DFB-në dhe ju siguroj se do të vazhdojmë bashkëpunimin me FFK-në në të gjitha fushat e sa i përket zhvillimit të një ndeshje, ju e dini se ka shumë federata dhe ndoshta është mundur ta zhvillojmë një ndeshje por shpresoj dhe do të dëshiroja që kur ta kemi shortin për kualifikimet e Euro 2020 në dhjetor  të jemi në një grup me Kosovën dhe ta zhvillojmë një ndeshje kualifikuese në Kosovë dhe Gjermani. Pra ne jemi këtu për ta shprehur edhe njëherë gatishmërinë tonë për bashkëpunim dhe do të jemi gjithmonë në krah të FFK-së.

Pas takimit të përzemërt presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari i parë i DFB-s Rainer Koch, u prononcuan për media. Para mediave edhe një herë presidenti Ademi tha se  e falënderojmë DFB dhe patëm një takim të përzemërt dhe të frytshëm për çka i falënderojë shumë nënkryetarët për këtë vizitë dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe në projektet e reja në vazhdim.

Ndërkaq nënkryetari Koch tha:

”Erdha këtu që të demonstroj edhe një herë bashkëpunimin ndërmjet federatave edhe pse e kam të vështirë pasi që FFK-ja, UEFA, FIFA dhe miqtë si ne kemi humbur një njeri siç ishte Faadil Vokrri. Arsyeja pse jemi këtu është edhe të bëjmë homazhe te varri i ish presidentit Vokrri, legjendës së futbollit, i cili ka lënë përshtypje  dhe ka dhënë kontribut në pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA dhe unë besoj se edhe kryetari i ri FFK-s z. Agim Ademi me sukses do të vazhdojë bashkëpunimin i cili ishte gjatë gjithë kohës në proces. Po ashtu jemi këtu ta përgëzojmë presidentin e ri për stadiumin e ri. Unë jam delegat i FIFA-s dhe kam qenë në Shkodër në ndeshjen Kosova-Kroacia dhe e di me çfarë vështirësish kanë ardhur njerëzit atje  andaj me gëzon fakti se Kosova tash do ta ketë një stadium kur do t’i zhvillojë ndeshjet siç është stadiumi i Prishtinës. Përveç që urova presidentin e ri unë kisha pasur dëshirë që të kemi një ndeshje kualifikuese ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë ku do të takoheshin miqtë më të mëdhenj.

Delegacioni DFB-së bëri homazhe dhe vuri lule të freskëta mbi varrin e ish presidentit Vokrri, të shoqëruar nga presidenti Ademi dhe anëtarët e KE, të cilët më pastaj vizituan edhe stadiumin “Fadil Vokrri”. Nesër delegacioni të DFB-s do ta vizitojë Prizrenin dhe do të takojë edhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera