Sport

Presidenti Agim Ademi një bamirës i pafjalë, sot me Halil Kastratin dhuroi një banesë

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 03 December 2021

Gjatë ditës së premte, shoqata humanitare më e suksesshme në mbarë shqiptarinë dhe jo vetëm, shoqata “Jetimat e Ballkanit” nën udhëheqjen e të palodhurit, hoxhës Halil Kastrati, me rastin e përvjetorit të parë të hapjes së shtëpisë së të moshuarve, kanë ndarë 149 shtëpi e banesa në gjitha trojet shqiptare duke përfshirë edhe Luginën e Preshevës, saktësishtë një shtëpi u dhuruar në Rahovicë (Preshevë) e një tjetër në Bujanoc, kur të pranishëm ishin edhe figura të politikës nga Lugina, si dhe biznesmen e drejtues institucionesh nga gjitha trojet.

Në mesin e të pranishmëve, nuk kishte se si të mungonte edhe presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi një humanist në shpirtë, një idealist e atdhetarë i kalitur e mishruar me problemet e shoqërisë sonë shqiptare ndër dekada. Themi se nuk është për tu habitur prezenca e z. Ademi në këso eventesh, pasi që ai, pjesë e tyre qoftë nëpër organizime sikur kjo e hoxhës Halil, por edhe më parë individualisht, ka qenë i pari në rradhë për tua shtrirë dorën bashkëpatriotëve, si në kohën e nevojës për liri e atdhetarizëm, ku kontributi i tijë është i pa kontestueshëm, por edhe në zhvillim e aktivizim të rinisë, pralelisht me atdhetarizmin, do përmendur këtu mbështetja shpesh herë absolutisht vetëm e sportistëve, futbollistëve të kohës që të kenë kushte për zhvillimin e sportit në vend, pra, presidenti Ademi duket se ka qenë një jetë të tërë donatorë.

I pari i FFK-së gjatë ceremonisë solemne të ditës së sotme, mori falemderime të vecanta nga hoxha Halil Kastrati i cili e falemnderoi si donatorët e parë por edhe më besnik të fondacionit, i cili edhe e dhuroi një banesë për një familje në Prizren, pikërisht që këto ditë të ftohta dimri që po vient, ti përjetojnë më ngrohtë.

-Advertisement-

Së fundi, Agim Ademi jo vetëm si i pari i FFK-së që po i ndihmon klubet dhe futbollistët edhe me gjëra të cilat jo rëndomt i ndihmojnë federatat e rajonit, sic ishte rasti i muajit të kaluar ku i paisi të gjitha klubet me katapulta, duke mos u mjaftuar me kaq, ai ka themeluar edhe një fond të tijin me anë të së cilit dëshiron që tu qëndrojë afër futbollistëve që pësojnë lëndime ose që kanë nevoja specifike e të cilat do ti trajtojë fondi.

Thjeshtë, është krenari që si rrallë ndodhë një institicion të rëndësishëm ta udhëheq një humanist si z. Ademi i cili jo që nuk e merr asnjëherë pagën e presidentit e cila i takon, përkundrazi, ai bashkë me djalin Capital T në anën tjetër, janë ndër kontribuesit më të mëdhenjë në shoqërinë tonë, duke e luftuar varfërinë e duke tentuar sigurimin e mirëqenies për të gjithë bashkëkombasit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera