Sport

Presidenti Ademi u dërgoi letër-urimi presidentëve të Federatës së Futbollit të Francës dhe të Kroacisë

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 19 July 2018

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, u ka dërguar letër-urimi presidentit të Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet për fitimin e Kupës së Botës në Rusi, si dhe presidentit të Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, për suksesin historik të këtij vendi – titullin e nënkampionit botëror, shkruan GazetaFokus.

Duke i uruar për sukseset e arritura, presidenti Ademi ka theksuar se këto dy kombëtare gjatë gjithë kampionatit botëror treguan dhe dëshmuan cilësi të lartë, duke shfaqur lojëra plotë imagjinatë, sportivitet të madh dhe fair play, si dhe janë ndjekur me kërshëri të madhe edhe në Kosovë.

Presidenti Ademi në letër-urimet e tij u shpreh i bindur se  këto kombëtare do të vazhdojnë të mbeten në majat e futbollit botëror, duke shprehur shpresën se një ditë Franca dhe Kroacia do të zbarkojnë në Prishtinë për t’u ballafaquar me kombëtaren më të re të Evropës – Kosovën.

-Advertisement-

Ndërkohë, sot menjëherë ka arritur edhe letër-falendërimi nga presidenti i Federatës kroate, Davor Shuker, për urimin e presidentit Ademi.

Më poshtë i gjeni letër-urimet e presidentit Ademi si dhe letër-falendërimin e presidentit Shuker

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera