Sport

Presidenti Ademi shtroi darkë për presidentin e FF të Bullgarisë, Borislav Mikhailov

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 24 March 2019

Në prag të ndeshjes së parë të kualifikimeve për Euro 2020 që Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë kundër Kombëtares së Bullgarisë, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sipas traditës, ka shtruar darkë zyrtare për delegacionin e Federatës së Futbollit të Bullgarisë në krye me presidentin Borislav Mikhailov, e ku ishin të pranishëm edhe delegati i UEFA-s si dhe nënkryetari Bakir Burri e sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Duke ju dëshiruar mirëseardhje e qëndrim të këndshëm në Kosovë, presidenti Ademi i njohu mysafirët për zhvillimin dhe të arriturat e futbollit të Kosovës pas anëtarësimit në UEFA e FIFA, si dhe për investimet që po bëhen në infrastrukturë, me qëllim të përmirësimit të kushteve për futbollistët. Ndërkaq, presidenti i FF të Bullgarisë falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe i veçoi raportet me presidentin Ademi si tejet miqësore dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen për të mirën e dy federatave.

Gjatë darkës u shkëmbyen edhe batuta të ndryshme, derisa të dyja palët uruan që ndeshja e nesërme përkundër rëndësisë së madhe të kalojë në frymë të korrektësisë maksimale dhe të fitojë skuadra që e meriton. Në fund të darkës u shkëmbyen edhe dhurata nga të dy presidentët dhe anëtarët e tjerë të delegacioneve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera