Sport

Presidenti Ademi priti z. Helmut Hachk nga DFB-ja

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 16 August 2018

Në selinë e FFK-së presidenti Agim Ademi, bashkë me anëtarin e KE z. Bakir Burri dhe sekretarin e përgjithshëm z. Eroll Salihu priti z. Helmut Hachk nga Federata e Futbollit e Gjermanisë(DFB), që njëkohësisht është nëkryetar i Ligës së Gjermanisë, shkruan GazetaFokus.

Duke i dëshiruar mirëseardhje mysafirit nga Gjermania, presidenti Ademi u shpreh:”  Gjermania përkatësisht DFB-ja dhe njerëzit aty, gjithmonë kanë qenë të mirëseardhur edhe për faktin se DFBja ka qenë në mbështetëse e madhe dhe mentore e jona në të gjitha periudhat, para, gjatë dhe pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Ndër njerëzit e parë që me uruan detyrën e re ishin pikërisht nga federata gjermane, si nënkryetari i parë bashkë me bashkëpunëtorë. Ne kemi krijuar tashmë një bashkëpunim të mirë dhe do të vazhdojmë të thellojmë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat e veçmas në ngritjen profesionale të trajnerëve dhe ekipeve. Ne jemi të vetëdijshëm se duhet ta ngrisim nivelin e e klubeve të superligëes. Do të ndërtojmë fshat me bari artificial për të gjitha klubet e superligës, por ka disa klube se Prishtina e Flamurtari  që ende nuk kanë arritur të sigurojnë tokëm për ndërtimin e tyre. Po ashtu ne klubet i kemi ndihmuar përmes formave të ndryshme në mënyrë që tua lehtësojmë atyre funksionimin.

-Advertisement-

Ndërkaq, z. Hack ka falënderuar dhe ka uruar presidentin Ademi për detyrën e tij dhe ka sqaruar se si është i organizuar futbolli në Gjermani në dy niveli ai profesional  dhe ai amator ku janë 25  ijë klube. Por ne i japim shumë rëndësi klubeve profesionale sepse kur ato janë në nivelin e lartë atëherë edhe federata është në nivel. Sepse një klub i madh si Bayerni e bën federatën dhe shtetin e mirë. Prandaj mendoj se një klub siç është Prishtina duhet të ngritët shumë që ka edhe një histori por që sa e herë e vizitoi ai po përballet me vështirësi. Ndaj rekomandimi im është që të punoni sa më shumë në ngritjen e klubeve të superligës. /GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera