Sport

Presidenti Ademi priti presidentin e FF të Maqedonisë Muhamet Sejdini

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 23 October 2018

Në një atmosferë të ngrohtë miqësie, presidenti i FFK-së z. Agim Ademi në shoqëri të anëtarit të KE, Xhelal Broja dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, e priti presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, z. Muhamet Sejdini, shkruan Gazeta inFokus

Duke i dëshiruar mirëseardhje presidenti Ademi e njohu homologun Sejdini për zhvillimet e gjithëmbarshme në futbollin e Kosovës, për zhvillimin e kampionatit që po rrjedh mirë e në suaza të ‘fair play’-t me një konkurrencë të jashtëzakonshme. Për mbështetjen që po u bëhet klubeve, për përmirësimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e fushave me bari sintetikë, që ngadalë edhe kjo pikë neuralgjike e futbollit të Kosovës po zbutet ngadalë.

Presidenti Ademi e njohu edhe për ecurinë e Kombëtareve të Kosovës në veçanti për Kombëtaren A që po merrë pjesë në garat kualifikuese për Ligën e Kombeve. Bashkëpunimi ndërmjet dy federatave është me interes të dyanshëm ka theksuar presidenti Ademi.

-Advertisement-

Nga ana e tij presidenti i FF të Maqedonisë, z. Muhamet Sejdini, duke e falënderuar z. Ademi për mikpritje, po ashtu e njohu atë me të arriturat në futbollin e Maqedonisë duke thënë se jemi të interesuar që të thellojmë bashkëpunimin dhe se këmbimi i përvojave do ta ndihmonte shumë zhvillimin e futbollit në të dyja vendet. Të dy presidentet u pajtuan që të forcojnë e thellojnë bashkëpunimin edhe më shumë në të ardhmen në interes të futbollit. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera