Sport

Presidenti Ademi priti kryetarin e FSUK-së

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 13 September 2018

Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, ka pritur sot në zyren e tij kryetarin e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, z. Musa Selimi, me bashkëpunëtore, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë këtij takimi z. Selimi fillimisht e urojë presidentin Ademi për mandatin katërvjeçar në krye të FFK-së si dhe për fitoren e Kombëtares A në Ligën e Kombeve, derisa kërkoi nga FFK-ja bashkëpunim në aktivitete të ndryshme, veçmas në turnetë e futsallit me ekipet e studentëve.

Ndërkohë, presidenti Ademi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha veprimtaritë me FSUK-në ku është e mundshme një gjë e tillë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera