Sport

Presidenti Ademi krenar me përfaqësimin e gjyqtares Kallaba në finale të UEFA-s në futsall

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 02 July 2022

Presidenti i Federatës së Futbollit Agim Ademi, ka thënë se ndihet krenar me përfaqësimin e gjyqtares Florentina Kallaba në fazën finale të UEFA Euro 2022 në futsall.

Ai e ka përgëzuar Kallabën për ndarjen e drejtësisë në lojën gjysmëfinale mes Portugalisë dhe Hungarisë, shkruan Gazeta Infokus.

Presidenti Ademi ka treguar në statusin e tij se futbolli kosovar ka ecur përpara falë angazhimit dhe përkushtimit profesional të secilit, kurse ka tregua se janë në lrijimin e ekipit të gjyqtarëve për futboll me stema të FIFA-ës dhe se po presin pajisjen me stemë të FIFF-ës edhe të një ekipi tjetër me propozim të FFK-së.

Postimi i plotë:

“Krenar që Federata e Futbollit e Kosovës po përfaqësohet nga gjyqtarja Florentina Kallaba në fazën finale të UEFA Euro 2022 në futsall.
E përgëzoj për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen gjysmëfinale ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë.
Uroj që sa më shumë gjyqtare e gjyqtarë të kemi në nivele të tilla.
Futbolli i Kosovës ka ecur para në çdo segment, falë përkushtimit dhe punës profesionale të të gjithëve.
Në këtë drejtim jemi duke krijuar edhe ekipin e gjyqtareve për futboll me stema të FIFA-s, teksa jemi në pritje të pajisjes me stemë të FIFA-s edhe të një ekipi tjetër të gjyqtarëve pas propozimit të bërë nga Komisioni i Gjyqtarëve në FFK.
#BashkëPërFutbollin”, ka shkruar Ademi në Facebook./Gazeta Infokus/

Të tjera