Sport

Presidenti Ademi e uron Prishtinën për barazim, shpreson në kalimin e këtij rrethi

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 12 July 2018

Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, e uron FC Prishtinën për barazimin e arritur sot si mysafir i skuadrës nga Luksemburgu, CS Fola Elsch, me rezultat 0:0, shkruan GazetaFokus.

Urimi i Presidentit, z. Agim Ademi
“Barazimi i sotëm i FC Prishtina kundër CS Fola Elsch edhe një herë dëshmoi se futbolli ynë po ecën me hapa të sigurt përpara. Uroj të gjithë stafin e klubit dhe tifozët e saj për këtë rezultat, me shpresën dhe besimin se në ndeshjen e kthimit pas një jave, FC Prishtina, me përkrahjen e tifozëve, do të arrijë të shënojë fitore dhe do ta kalojë rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, që do të ishte një tjetër sukses për futbollin e Kosovës. Urime e paçi fat”.

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera