Sport

Presidenti Ademi dekoron Tord Grip me medaljen e nderit

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 09 October 2021

Në prag të ndeshjes Suedi – Kosovë, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, e ka dekoruar me medaljen e nderit ish-këshilltarin dhe ndihmëstrajnerin e Kombëtares së Kosovës, Tord Grip, me mbishkrimin “Faleminderit përgjithmonë”.

Tord Grip me përvojën e tij të jashtëzakonshme i dha shumë futbollit të Kosovës, veçmas në organizimin e ekipit kombëtar pas pranimit në UEFA e FIFA.

Kryetari Ademi edhe një herë shprehu falënderimin e tij dhe të FFK-së për Suedinë, e cila vazhdimisht ka qenë në përkrahje të Kosovës, si në edukimet e kuadrove ashtu edhe në shumë segmente

-Advertisement-

tjera.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera