Presidentes Osmani i kërkohet t’i jap fund procesit të tejzgjatur për Kryeprokurorin e Shtetit

Autori: Gazeta inFokus
10:43 | 02 April 2023
Këtë muaj bëhen një vit prej kur pozita e kryeprokurorit të shtetit udhëhiqet me ushtrues detyre. Emri i Blerim Isufajt, propozim i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), vijon të qëndrojë në tavolinën e presidentes, Vjosa Osmani, e cila nuk ka marrë ende asnjë vendim për emërimin e kryeprokurorit të ri.
Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë nga Osmani që t’i jap fund këtij procesi të stërzgjatur duke dekretuar Isufjan, ose duke e kthyer të gjithë procesin në pikën zero.
Drejtoresha e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli, vlerëson se tashmë pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses që vendosi se Ligji për KPK-në është jokushtetues, presidentja Osmani nuk ka më arsye të mos vendosë për dekretimin apo jo të kandidatit të propozuar.
Mendim të njëjtë ndan edhe hulumtuesi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lavdim Makshana, i cili deklaron se tashmë kanë pushuar të gjitha shkaqet që Osmani mos të vendosë për procesin e kryeprokrurorit të shtetit.
Makshana shprehet se procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit i ka munguar integriteti, prandaj e shohin të rrugës që i gjithë procesi të kthehet në pikën zero.
Këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, në një përgjigje për KosovaPress, tha se bazuar në vërejtjet për këtë proces, është e nevojshme që të pritet shterimi të gjitha mundësive dhe afateve kushtetuese që kundërkandidatët kanë për të adresuar në rrugë gjyqësore.
Kupina shtoi se nuk ka asnjë pengesë ligjore e kushtetuese që kryeprokurori i shtetit të udhëhiqet me ushtrues detyre.
Ndërsa nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për KosovaPress thonë se për këtë institucion është me rendësi që sa më shpejt në krye të institucionit të Prokurorisë së Shtetit të kenë kryeprokurorin e dekretuar.
Në garë për postin e kryeprokurorit të shtetit, përveç Blerim Isufajt, kanë qenë edhe Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi. Kjo garë u hap pasi i kaloi mandati Aleksandër Lumezit.
Aktualisht detyrën e kryeprokurorit të shtetit po e ushtron prokurori, Besim Kelmendi./KP

Të tjera
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, pika të rëndësishme në rend të ditës
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Takimi është l...
-
Arrestohet një person pasi keqpërdori besimin brenda kompanisë duke marrë para
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet...
-
Tre ushtarë izraelitë vriten pranë kufirit me Egjiptin
Tre ushtarë izraelitë janë vrarë nga një oficer egjiptian i sigurisë gjat...
-
Parashikimi i motit për të dielën e 4 qershorit
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me die...
-
Anulohen zgjedhjet për këshillin lokal në Besi, banorët përleshen mes vete
Të premten është anuluar procesi për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarësis...
-
Kërcënohet deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ...
-
Kurti: 5 persona janë arrestuar dhe 28 të tjerë janë identifikuar për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ata që ushtruan dhunë dhe...
-
Chollet bisedon me Vuçiqin: E inkurajova që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri
Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, k...
-
LAJMI I FUNDIT: Ngjarje e rëndë, një 24-vjeçar mbyt nënën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, mbrëmjen e së shtunës, ku një 2...
-
Tensionet në veri shqetësojnë investitorët e huaj
Sa herë që ndodhin incidente në katër komunat e banuara me shumicë serbe në v...
-
Shkon në 288 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Indi
Të paktën 288 persona mbetën të vdekur nga aksidentimi i dy trena...
-
Kryetari i Shoqatës “Vatra”: Kosova t’i zbatojë kërkesat e Uashingtonit, duhet të ndodhë edhe Asociacioni
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i Shoqatës Vatra, Elmi Beris...