Sport

Presidenten e Kroacisë e ‘tradhtojnë’ lotët pas finales së Kupës së Botës

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 15 July 2018
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka fituar simpatinë e shumë njerëzve në botë për mbështetjen që i ka dhënë kombëtares së saj gjatë Kupës së Botës, deri në arritjen në finalen e madhe.
Presidentja Kolinda vëmendjen ka marrë edhe në finalen e Kupës së Botës, ku Kroacia humbi nga Franca me rezultat 4:2.

Tek momenti i dhurimit të çmimit lojtari më i mirë i botërorit për Luka Modric, Kolinda nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve.

Në sytë e saj shihen lot derisa ngushëllonte dhe përgëzonte për paraqitjet Luka Modricin, lojtarin më të mirë të ekipit kombëtar të tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera