Lajme

Presidencialet në SHBA, Michele Obama shihet si “kërcënim” për republikanin Donald Trump

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 25 January 2024

Michelle Obama, ish-zonja e parë, bashkëshortja e ish-presidentit Barak Obama po shihet si një alternativë e fortë e tyre që mund ta verë republikanin Donald Trump në pozita shumë të vështira.

Duket se demokratët për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë, po shohin kandidimin e ish zonjës së parë menjëherë pasi panë që mbështetja për Joe Bidenin po vinte në rënie, përball edhe fuqizimi gjithnjë e më shumë të rivalit të tij kryesor republikan Donald Trump.

Pak ditë më parë ishte e përditshmja me profil konservator Nju Jork Post që hodhi dyshime se ish-zonja e parë po përgatitet për t’u përfshirë në garën presidenciale të demokratëve. Tashmë në shumë media ndërkombëtare diskutohet se i mundshëm është ky variant.

-Advertisement-

60-vjeçarja nuk është përfshirë në garën e zgjedhjeve për kandidaturën presidenciale të demokratëve, por një prej skenarëve më të mundshëm është që Joe Biden të tërhiqet nga gara dhe delegatët që ai siguron në zgjedhjet paraprake, të votojnë Michelle Obamën në konventën e demokratëve për kandidaturën presidenciale.

Michelle Obama nuk e ka fshehur ambicien e saj në të kaluarën, ndërsa gëzon popullaritet të lartë falë edhe trashëgimisë politike të bashkëshortit të saj, i shquar për reformat në mbështetje të shtresës së varfër dhe emigrantëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera