Lajme

Presidencialet në Francë, sondazhet rizgjedhin Macron në krye të Pallatit Elize

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 23 April 2022

Kanë mbetur pak orë për të shkuar në qendrat e votimit në Francë, ndërsa njerëzit në mbarë vendin, por edhe në Bruksel, Berlin dhe kryeqytete të tjera evropiane, presin nëse Emmanuel Macron do të festojë rizgjedhjen e tij apo do të pranojë humbjen përballë Marine Le Pen.

Votat e rreth 7,7 milionë qytetarëve që zgjodhën Jean-Luc Melanson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale pritet të gjykojnë rezultatin, por Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen kanë synuar gjithashtu grupin e votuesve të pavendosrur ditët e fundit.

Zgjedhur nga më shumë se 1,6 milionë francezë, Emanuel Macron shpreson të aktivizojë të ashtuquajturën “frontin demokratik”, që formohet tradicionalisht nga qytetarët që shkojnë në qendrat e votimit jo për të votuar për kandidatin që duan, por për të votuar kundër kujtdo që nuk duan të zgjidhet President.

Sondazhet tregojnë që Macron do të rizgjidhet në krye të Pallatit Elize.

Të tjera