Lajme

Presidencë – Gjatë ditës pritet vendim për garancinë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 04 May 2021

Së fundmi është raportuar se shtetet si Kroacia, Austria, Sllovenia dhe Izraeli kanë ofruar garancë për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë.

Në një prononcim për lajmi.net, këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka thënë se edhe presidenca është duke e shqyrtuar këtë çështje.

Daut Haradinaj prezanton edhe kandidatin e dytë për asamble të kryeqytetit

-Advertisement-

“Nuk e di e shohim gjatë ditës jemi duke e shqyrtu, nuk kemi diçka konkrete por sapo që të kemi deri në fund të ditës besoj që e shohim”, ka thënë Kupina.

Ai ka deklaruar se Kroacia tashmë e ka mohuar se ka ofruar garancë për ish-krerët e UÇK-së që janë në paraburgim.

Kujtojmë se deri më tani ka pasur reagime nga OVL e UÇK-së dhe PDK-ja, të cilët kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ofrojnë garancë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Gazeta ka provuar të kontaktojë edhe Qeverinë e Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera