Presidenca zbulon kur do të vendosë për Kryeprokurorin e Shtetit
Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 10 April 2023
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka propozuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit, por vendimin për dekretimin ose jo të tij nuk e ka marrë ende presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Rreth një vit pas propozimit të Isufajt, Zyra e Presidentit të Kosovës ka thënë se një vendim rreth dekretimit ose jo të Kryeprokurorit të Shtetit do të merret në fund të muajit prill.
Afati për nxjerrjen e një vendimi, sipas Bekim Kupinës, këshilltarit për media të presidentes Vjosa Osmani, ndërlidhet me procedurat gjyqësore të hapura nga kundër-kandidatët e Blerim Isufajt në procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit.
“Presidentja e ka sqaruar publikisht se duke qenë se ka pasur kontestim në rrugë gjyqësore të procedurave të zhvilluara në KPK nga disa nga kundërkandidatë, Presidentja do të pres shterimin e të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore që kanë në dispozicion kundërkandidatët e pakënaqur, të cilët ndodhen në procedura gjyqësore”, ka thënë Kupina për portalin Arbresh.info.
“Afatet për një kontestim të tillë përfundojnë në fund të muajit prill, prandaj Presidentja do ta marrë vendimin pas shterimit të këtij afati, sepse e kundërta do të ishte ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të drejtësisë”, ka deklaruar Kupina.
Më 6 prill të vitit të kaluar, Këshilli Prokurorial i Kosovës e kishte propozuar Blerim Isufajn për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kishte thënë se procesi i përzgjedhjes ishte “plotësisht legjitim”, pavarësisht prej kundërshtimeve që procesi kishte hasur nga organizatat e shoqërisë civile dhe ambasadat e huaja në Kosovë.
KPK-ja kishte deklaruar se ka zhvilluar “të gjitha procedurat e parapara dhe në përfundim ka propozuar për emërim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj”. Procedurat, sipas KPK-së, janë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Javën e kaluar, KPK-ja i kërkoi presidentes që ta trajtojë urgjentisht propozimin për dekretimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Të tjera
-
24 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrạsjen e dyfishtë në Vushtrri
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit...
-
Bideni e konfirmon se ia ka lënë një letër Trumpit
Bideni e konfirmon se ia ka lënë një letër Trumpit Presidenti amerikan, Jo...
-
Liderë botërorë dhe miliarderë mbërrijnë në inaugurimin e Donald Trump
Disa nga figurat më të famshme botërore, tashmë janë duke zënë vendet e tyre ...
-
Arrestimi i tre inspektorëve nën dyshimin për ryshfet, deklarohet ATK-ja
Një operacion policor është zhvilluar sot në Gjakovë, nga Drejtoria për Hetim...
-
Ferat Shala takon ish-të burgosurin politik të viteve të 90-ta dhe ish ushtarin e UÇK-së, Bahtijar Sahitin
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Ferat Shala, ka zhvil...
-
Donald Trump mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, mirëpritet nga Joe Biden
Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, dhe gruaja e tij, Melania, arritën në Sh...
-
Mergim Lushtaku falënderon vajzat dhe gratë e Skënderajit: Bashkë do të arrijmë çdo synim
Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 100, Mergim Lushtaku, ka thënë se s...
-
Deputetja Rrezarta Krasniqi e vetmja grua nga Kosova, e pranishme në inaugurimin e Presidentit Amerikan Donald Trump
Deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, do të marrë pjesë në cermon...
-
Musliu: Kur gratë udhëheqin dhe marrin vendime, shoqëria lëviz përpara
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numër 12 nga Partia Demokratike e ...
-
Si e arsyetoi Themelorja vendimin me të cilin ministrja Gërvalla u lirua nga akuza për mosraportim të pasurisë?
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryem...
-
Biden publikon foton e fundit nga Shtëpia e Bardhë
Joe Biden ka publikuar foton e fundit nga Shtëpia e Bardhë para se Donald Tru...
-
Ramush Haradinaj nga Washingtoni: Shteti mbahet me miq
Sot, në ditën e inaugurimit të Presidentit Donald Trump, kryetari i AAK, Ramu...