Lajme

Presidenca tregon për procedurat që duhet të konsumohen për t’i shpallur zgjedhjet në komunat veriore

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 07 November 2022

Kryetarët e katër komunave bashkë me këshilltarët komunalë në veri të Kosovës, kanë dhënë dorëheqje, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat. Sipas ligjeve në fuqi, këto komuna duhet të shkojnë në zgjedhje. Lidhur me këtë çështje janë deklaruar nga Presidenca.

Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, tha se “legjislacioni në fuqi dhe praktika e përcaktojnë qartë procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rastet kur kryetarët e komunave dorëhiqen nga posti i tyre”

Kupina, tha për Express se Presidentja ndërmerr veprimet e nevojshme duke përfshirë konsultimet me subjektet politike dhe shpalljen e zgjedhjeve.

-Advertisement-

Mirëpo, Kupina ka thënë se ende nuk kanë pranuar njoftim zyrtar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për dorëheqjen e kryetarëve të komunave veriore.

“Legjislacioni në fuqi dhe praktika e përcaktojnë qartë procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rastet kur kryetarët e komunave dorëhiqen nga posti i tyre. Presidentja e Republikës së Kosovës ndërmerr veprimet e nevojshme, duke përfshirë konsultimet me subjektet politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve, pas njoftimit zyrtar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për dorëheqjen e kryetarëve të komunave. Deri më tani, një njoftim i tillë ende nuk është pranuar nga Zyra e Presidentes”, tha ai për Express.

Gazeta Express ka dërguar pyetje edhe në adresë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera