Presidenca sqaron kuptimin e logos së 10-vjetorit të Pavarësisë
Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 05 January 2018
Në këtë fillimvit, pas publikimit të logos zyrtare të 10 vjetorit të pavarësisë nga Presidenti Thaçi më 1 janar, u komentua shumë rreth simbolikës së saj.
Disave u dukej si diell, të tjerëve si shqiponje apo krahë të ndarë shqiponje, shpinë për shpinë, sikur simbolikë e dy shteteve që ia ruajnë shpinën njëri-tjetrit, ndërsa disa të tjerëve nuk u dukej fare që kishte ndonjë simbolikë të rrugëtimit që na solli deri te ky jubile, i cili sivjet organizohet nën patronatin e Presidentit të Kosovës.
Organizimet për këtë manifestim tashmë kanë filluar dhe zyrtarë të Presidencës, që janë edhe pjesë e Këshillit Organizativ, për KosovaPress kanë treguar se festa e pavarësisë sivjet do të zgjas 10 ditë, nga data 8 deri më 18 shkurt, si simbolikë e 10 vjetorit të pavarësisë.
“Deri më tash publike është bërë logoja zyrtare e organizimeve institucionale që do të bëhen për këtë 10 vjetor të shtetësisë sonë. Logoja është derivat i simboleve zyrtare shtetërore, ngjyrave zyrtare, por natyrisht që e ka edhe simbolikën e vet. Pjesë përbërëse e logos është ngjyra e kaltër, ngjyra e artë dhe e bardha, të cilat janë edhe ngjyrat e flamurit tonë shtetëror. Forma e logos, me dy duar të hapura dhe dhjetë gishta, përveçse nënkupton ditëlindjen e dhjetë të shtetit tonë, nënkupton edhe 10 vjet kontribut në paqen rajonale dhe si formë i ngjan edhe fishekzjarreve të cilët janë sinonim i festave kudo në botë. Në formën e logos ka elemente edhe të hartës së Kosovës dhe formës së saj, por ideatorët e kanë përfshirë edhe formën e yllit polar. Gjashtë yjet që në flamurin tonë shtetëror simbolizojnë gjashtë grupimet etnike më të mëdha që jetojnë në Kosovë janë paraqitur si gjashtë rr eze ndriçuese për rreth logos, derisa dy vijat vertikale në mes të logos janë cepe të skajshme të hartës sonë”, ka sqaruar këshilltari politik i Thaçit, Adil Behramaj.
Këshilltari i Thaçit nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e Jakup Krasniqit dhe të tjerëve rreth logos, duke thënë se si Këshill Organizativ kanë përgjegjësi organizative dhe do të mundohen të qëndrojnë sa më larg komenteve politike.
“Ne i falënderojmë të gjithë për vlerësimet e tyre, për komentet e tyre, si kritikët e logos, ashtu edhe ata që e kanë pëlqyer, të cilat natyrisht se kanë rëndësi për ne. Është e kuptueshme që secili mund të ketë shije të ndryshme artistike dhe preferenca të veta personale. Interpretimet janë të lira, nuk ka nevojë ta reduktojë askush imagjinatën vetëm në kuptimin që kanë dashur t’i japin krijuesit, sepse secili mund ta shoh logon edhe prej pikëpamjes së vet dhe mund të ketë edhe gjetje të tjera rreth saj”, ka thënë Behramaj, duke shtuar se megjithatë ky është versioni dhe kjo është simbolika zyrtare e logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë.
Ai ka thënë se në të ardhmen, sapo të konkretizohet tërësisht, do të bëhet publik edhe programi festiv.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...