Presidenca reagon ndaj deklaratës së Lavrov: Ministri rus e konfirmoi se “Ballkani i Hapur” ka synime hegjemoniste ruse
Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 07 June 2022
Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili deklaroi se Rusia e mbështet iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, e cila është nismë e Beogradit.
Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se tash po dëshmohet që “Ballkani i Hapur”, ka për qëllim hegjemoninë ruse në Ballkan.
Deklarata e kryekëshilltarit të Vjosa Osmanit erdhi pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka thënë të hënën se “Ballkani i Hapur është iniciativë e Serbisë e që NATO dhe BE-ja nuk e kanë dashur pozicionimin e Rusisë në lidhje me këtë çështje”.
Çfarë ka thënë Lavrovi?
Kryediplomati rus e kishte në agjendë që më 7 qershor ta vizitojë Serbinë.
Por, tri shtete ia ndaluan hapësirën ajrore, duke ia pamundësuar vizitën.
Pas kësaj, ai në një konferencë për media ka thënë se “askush s’mund ta prishë Serbinë me Rusinë”.
Pos tjerash, ka folur edhe për “Ballkanin e Hapur”, duke hedhur Kritika ndaj NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
“Shihet qartë se zyrtarët e Brukselit nuk kanë dashur që ne të konfirmojmë pozicionin tonë për Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe të shprehim përkrahjen për iniciativën e Beogradit ‘Ballkani i Hapur’”, kishte thënë Lavrov.
Lavrov, po ashtu ka përmendur sërish ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë gjatë viteve 1999.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...