Lajme

Presidenca publikon shpenzimet, shpërfaqë “ulje drastike”

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 30 January 2022

Zëdhënësi i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka publikuar shpenzimet e të parës së shtetit dhe kabinetit të saj gjatë vitit 2021.

Sipas këtyre të dhënave ka ulje të harxhimeve nga buxheti për të gjitha kategoritë krahasuar me vitet e tjera.

“Racionalizimi i shpenzimeve është parimi kryesor që e ka ndjekur Presidentja Osmani që nga dita e parë, fillimisht në Kuvendin e Kosovës e më pas në Presidencë. Sa më racionale shpenzimet, më të mëdha mundësitë që paratë e taksapaguesve të orientohen në vende adekuate!” thuhet në një postim në Facebook të Kupinës.

-Advertisement-

Derisa thotë se asnjë cent nuk është shpenzuar dosido.

“Në vazhdimësi dhe si asnjëherë më parë ka pas interesim të mediave dhe shoqërisë civile për shpenzimet e Presidentes Vjosa Osmani dhe kabinetit. Po i bëjmë publike ato, jo vetëm për ta përmbushur kriterin e transparencës, por edhe për ta dëshmuar gatishmërinë për llogaridhënie për mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve.”

Ndërsa të dhënat janë publikuar edhe në webfaqen e presidentes, dhe mund të klikonikëtupër t’i parë

Kujtojmë se më 6 prill të vitit 2021 Vjosa Osmani e ka marrë solemnisht detyrën e presidentes.

Derisa para saj, Glauk Konjfuca, si kryetar i Kuvendit të Kosovës, ishte ushtrues detyre i presidentit, pas konstituimit të parlamentit më 22 mars.

Në ndërkohë para Konjufcës, Osmani ishte ushtruese e detyrës së Presidentes, që nga dorëheqja e Hashim Thaçit më 5 nëntor të vitit 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera