Lajme

Presidenca me deklaratë për takimet e sotme të Thaçit me Mustafën e Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 28 October 2020

Presidenca ka dalë me deklaratë zyrtare për takimet e sotme të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit me krytearin e LDK-së, Isa Mustafën dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Aty thuhet se zhvillimet e fundit dhe zgjedhjet në Podujevë ishin diskutimet e këtyre takimeve, shkruan Gazeta inFokus.

“Zgjedhjet në Komunën e Podujevës dhe zhvillimet e përgjithshme politike në vend, ishin disa nga temat për të cilat sot u zhvilluan takimet mes Presidentit Hashim Thaçi, kreut të LDK-së, Isa Mustafa e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe të tjerëve.

-Advertisement-

”Presidenti i ka takuar sot liderët e partive politike, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend”, ka thënë Zyra për Informim e Presidencës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera