Presidenca: Kurti dhe Gërvalla nuk e konsultuan Presidenten Osmani për letrën
Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 16 May 2024
Letra ku Qeveria e Kosovës konfirmon se do ta hartojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e më pas ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, nuk është konsultuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Kjo është konfirmuar nga Presidenca e Kosovës përmes një komunikate për media.
Në këtë komunikatë thuhet se “Letra e djeshme e Qeverisë së Kosovës dërguar në KIE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani”
Osmani, siç shkruan tutje, përkrah vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me presidencën.
“Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve.” – thuhet tutje.
Sipas presidencës kjo nuk është e tillë dhe Osmani gjatë gjithë ditës ka pasur konsultime me aleatët rreth anëtarësimit në KiE.
“Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione. Presidentja Osmani gjatë gjithë ditës po vazhdon konsultimet me aleatët rreth çështjes së anëtarësimit në Këshill të Evropës, ashtu siç ka bërë për një kohë të gjatë, me qëllim të zhbllokimit të këtij procesi.” – thuhet tutje.
Në fund, presidenca njofton:
“Rrjedhimisht, Presidentja Osmani do ta mbështesë çdo veprim në drejtim të realizimit të këtij synimi, në përputhje të plotë me interesat shtetërore dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Prandaj edhe po bën përpjekje që shtetet anëtare të binden që sa më parë që të jetë e mundur të thirret një seancë e jashtëzakonshme ku do të votohet pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë”.
Pyetja se a e kanë konsultuar kryetaren e shtetit, iu shtrua sot edhe kryediplomates Gërvalla gjatë një konference për media:
Gërvalla, nuk ka treguar nëse për letrën që ia ka dërguar sot Këshillit të Evropës është koordinuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
E pyetur nga gazetarët sot në konferencën për media për këtë çështje, Gërvalla ka thënë se kjo letër nuk përmban diçka të re nga letra e zotimeve që është nënshkruar në prill nga presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari.
“Sa i përket koordinimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës të jeni të sigurt se koordinimi në mes të institucioneve tona është si rrallë ndonjëherë në një nivel të jashtëzakonshme dhe të jeni të sigurt se edhe presidentja siç e keni parë ka qenë bashkënënshkruese e zotimeve dhe kjo letër e stome nuk është asgjë e re. Është vetëm një përsëritje, meqenëse sot i fillon punimet Ministeriali i Këshillit të Evropës për të ua bërë me dije të gjithë atyre që janë të pranishëm se Kosova është e gatshme dhe është e përgjegjshme për të ofruar një zgjidhje pozitive si për vendin ashtu edhe për minoritet tona, por edhe për të gjithë ata që e dëshirojnë Kosovën në Këshill të Evropës.” – ka thënë Gërvalla.
Të tjera
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...