Lajme

Presidenca kërkon që Policia të nis hetimet pas kërcënimeve ndaj Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 27 January 2021

Pas kërcënimeve që ka marrë u.d e presidentit, Vjosa Osmani përmes rrjetit social Facebook, stafi i saj ka kërkuar që Policia të merret me rastin, shkruan Gazeta inFokus.

Bekim Kupina, këshilltar për Media i Vjosa Osmani, ka thënë për Gazetën inFokus se kërcënimi është bërë në llogarinë zyrtare dhe se janë organet e rendit ato që  duhet të merren më tutje me rastin.

“Kërcënimi është bërë në profilin e zyrtar të u.d. Presidentes. Mediat kanë raportuar për të, ndaj i takon organeve të rendit të merren më tej me rastin, sepse është kërcënuar e para e shtetit” ,ka deklaruar Kupina.

-Advertisement-

Gjithashtu ai ka njoftuar se kërcënime të tilla Osmani merr pothuajse çdo ditë,

“Natyrisht ky është vetëm njëri nga kërcënimet. U.d. Presidentja me kërcënime të tilla përballet pothuajse çdo ditë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se “Trutë në tokë t’i kisha qit”,  ishte komenti që ka shkuar në llogari të Osmanit, ndaj të  cilit ka pasur reagime të shumëta./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera