Lajme

Presidenca: Javën e ardhshme thirret seanca

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 14 July 2017

Këshilltari politik për media i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë për RTV21 se Presidenti Thaçi në javën e ardhshme do ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit dhe se ftesa për këtë seancë mund të bëhet më së largu të hënën.

Këto komente të Behramajt erdhën pas takimit të djeshëm të Presidentit Hashim Thaçi me të nominuarin për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj.

Haradinaj pas takimit më Thaçin deklaroi se është i interesuar që qeveria të formohet sa më shpejt dhe të mos humbet kohë më shumë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera