Presidenca ende s’i ka pranuar dorëheqjet e kryetarëve të komunave veriore

Autori: Gazeta inFokus
13:25 | 08 November 2022
Zyra e Presidentes ende nuk e ka pranuar njoftimin zyrtar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për dorëheqjen e kryetarëve të komunave veriore.
Ky njoftim zyrtar do t’i hapte rrugë presidentes së vendit, Vjosa Osmani, që të konsultonte partitë politike për shpalljen e zgjedhjeve në katër komunat, Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, njofton Klankosova.tv.
Se një njoftim i tillë nuk ka arritur ende në Presidencë për Klankosova.tv e thotë edhe Bekim Kupina, këshilltar për media i Osmanit.
“Legjislacioni në fuqi dhe praktika e përcaktojnë qartë procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rastet kur kryetarët e komunave dorëhiqen nga posti i tyre”.
“Presidentja e Republikës së Kosovës ndërmerr veprimet e nevojshme, duke përfshirë konsultimet me subjektet politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve, pas njoftimit zyrtar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për dorëheqjen e kryetarëve të komunave. Deri më tani, një njoftim i tillë ende nuk është pranuar nga Zyra e Presidentes” tha Kupina.
Mirëpo, se MAPL-ja i ka pranuar dorëheqjes e thanë të hënën për Klankosova.tv nga kjo ministri.
“Sot gjatë ditës, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal kemi pranuar letërdorëheqjet e kryetarëve të Komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Ne jemi në komunikim me të gjitha insitucionet relevante për hapat e mëtejshëm sipas ligjeve në fuqi”, këshilltari për media në MAPL, Arianit Abazi.
Kujtojmë se të shtunën kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, njoftoi se do të tërhiqen nga institucionet e Kosovës pas vendimit për largimin e komandantit të policisë në veri, Nenad Gjuriq.
Pas këtij veprimi 578 pjesëtarë të komunitetit serb u larguan nga policia. Me këtë rast dorëheqje kanë dhënë edhe katër kryetarët e komunave të veriut.

Të tjera
-
OVL e UÇK-së i reagon Kurtit për Thaçin e Veselin: Deklarim publik jashtëzakonisht i rrezikshëm
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ndaj deklarimit të kr...
-
Nis takimi i Faton Pecit me presidenten Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve konsultative me l...
-
Gjendja e dy të rinjve të aksidentuar në Treboviq të Pejës mbetet e rëndë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fsha...
-
Murati akuza opozitës për “ligjin e kontrabanduar”, VV e kishte miratuar në 12 të natës me shmangie nga rregullorja
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka vazhduar kritikat e tij dr...
-
Faton Peci arrin në Presidencë, pas pak takohet me presidenten
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me li...
-
Musliu: Kosova ka armiq, por një nga ta është vetë Albin Kurti
Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në d...
-
Osmani edhe sot vazhdon takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila dje ka nisur një seri të re takimes...
-
Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksidentua me një veturë
Policia e Shtetit ka njoftuar se një shtetas sllovak me inicialet Z.S. ka vde...
-
Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor En...
-
Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaron se kryeministri në detyrë Albin Ku...
-
Trump njofton se arriti marrëveshje tregtare me Vietnamin
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ShBA-ja do të vendos tari...
-
Çitaku: Albin Kurti po i shërben me vetëdije Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpë...