Lajme

Presidenca e ndryshon vulën e Rugovës, ia përshtat një eventi

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 19 September 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kritikuar kur mori detyrën për elementet që zyrën e saj e identifikojnë me periudhën e Presidencës së Ibrahim Rugovës. Duke dashur të çojë porosinë se është vazhduese e “frymës rugoviane”, ajo e përdor vulën e Presidentit Rugova, por sonte kjo vulë ka pësuar një ndryshim.

Ajo është ndryshuar për hir të Samitit të gruas, paqes dhe sigurisë që do të mbahet më 22 dhe 23 tetor në Prishtinë.

”Origjinalja asht ma e mirë, i propozuar nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova“, thotë një komentues aty në Facebook.

-Advertisement-

Presidenca nuk ka dhënë sqarim për këtë ndryshim të papritshëm të vulës.

Dizajni i ri është postuar në Facebook mbrëmjen e së hënës.

Nuk dihet nëse presidentja Vjosa Osmani vulën origjinale të Dardanisë do ta ndryshojë varësisht prej ngjarjeve që organizohen në vend. /Express

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera