Presidenca çeke jep detaje ekskluzive për Infokus – Kur do të mbahet trialogu dhe çfarë do të ndodhë për liberalizimin e vizave?

Autori: Gazeta inFokus
15:43 | 06 December 2022
Me 22 nëntor, përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi me 1 janar të vitit 2024. Mirëpo për të ardhur deri te lëvizja e lirë e kosovarëve në Evropë ekzistojnë edhe disa procedura të cilat duhet të përmbushen.
Një ndër to apo hapi i radhës është organizimi i trialogut në mes të Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian në përpilimin e tekstit përfundimtar për liberalizimin i cili më pas nënshkruhet nga përfaqësuesit e këtyre tre institucioneve.
Nga zyra për informim e presidencës çeke për Gazetën Infokus kanë dhënë detaje sa i përket këtij takimi trepalësh. Ata kanë deklaruar se janë duke u munduar të zbulojnë nëse trialogu në mes të KE-së dhe PE-së do të mund të organizohet në kohën sa Çekia është ende në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Ata kanë deklaruar se janë të gatshëm për këtë takim dhe se kanë edhe një datë, por që janë duke pritur nga Komisioni Evropian ti konfirmojë datën.
Në këtë mbledhje e cila po synohet të mbahet para se Çekisë ti përfundoje mandati 6 mujor në kryesi të KE-së, pritet të arrihet një marrëveshje në mes të tre palëve përfshirëse.
“Për të arritur liberalizimin e vizave për Kosovën, tani Këshilli, PE dhe Komisioni Evropian duhet të përparojnë për të gjetur një marrëveshje në negociatat përfundimtare të quajtur trialog. Teksti përfundimtar do të dalë nga këto negociata politike”, ka thënë për Infokus, zëdhënësja e presidencës çeke, Eva Hrncirova.
Pasi që të arrihet kjo marrëveshje dhe të nënshkruhet nga të gjitha palët hapi i radhës është publikimi në Gazetën Zyrtare dhe pas publikimit edhe hyn në fuqi liberalizimi i vizave e lëvizja e lirshme e qytetarëve të Kosovës në shtetet e BE-së.
Mirëpo derisa të arrihet në këtë fazë, Kosova duhet të jetë pjesë edhe e Sistemit të ri Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), kusht ky i cili u propozua nga Franca dhe u pranua edhe nga shtetet tjera anëtare.
Edhe pasi Kosova të marrë statusin e liberalizimit dhe të bëhet pjesë e sistemit ETIAS, duhet të respektojë një numër treguesish të sigurisë dhe imigracionit në mënyrë që të ruajë statusin pa viza.
“Për të marrë dhe për të ruajtur statusin pa viza, Kosova ra dakord të respektojë një numër treguesish të sigurisë dhe imigracionit. Fakti që po diskutojmë për liberalizimin e vizave tregon se ka një përpjekje të konsiderueshme nga ana e Kosovës për të rritur bashkëpunimin e ndërsjellë. Në mënyrë që qytetarët individualë të përfitojnë nga udhëtimi pa viza në BE, ata duhet të pajisen me pasaporta biometrike. Në të njëjtën kohë, deri në kohën e liberalizimit të vizave, duhet të jetë në funksion Sistemi i ri Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), prandaj qytetarët e Kosovës do të duhet të aplikojnë për këtë autorizim”, ka deklaruar, zëdhënësja Hrncirova.
Të tjera
-
Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës
Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjer...
-
Osmani, Kurti dhe Gërvalla bëjnë homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja ...
-
Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se Franca nuk e përjashton mundë...
-
Mot i ftohtë dhe me fjolla bore sot në Kosovë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta m...
-
26 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...
-
Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Lukse...
-
Walker: Asociacioni i komunave nuk është mirë të krijohet
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thën...
-
Parashikimi i Gashit nëse Kosova shkon në zgjedhje: Ju garantoj, rezultati s’do të jetë më 50.2%, por shumë më lartë
Aktivisti, Shkëlzen Gashi, është shprehur i bindur se kryeministri, Albin kur...