Lajme

Presheva po boshatiset

Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 10 December 2017

Në vitin 2003, atëherë kur edhe u bë regjistrimi i fundit i popullsisë së Preshevës, kjo komunë numëronte 13 mijë e 426 banorë.

Sipas të dhënave, Presheva kishte rritje të popullsisë, por viteve të fundit një gjë e tillë ka ndryshuar.E për qytetarët e Preshevës, shqetësimi më i madh është se ky vend një ditë do të boshatiset.

E shkaktar për këtë gjendje e konsiderojnë papunësinë.Ndihmësdrejtori, në shkollën “Ibrahim Kelmendi”, Lulzim Mehmeti, për Tribuna Channel tregon se sa nxënës kanë qenë dhe sa janë momentalisht.

-Advertisement-

Sipas Mehmetit shkaktar është keqqeverisja e papunësia e kohëve të fundit.Ndryshe, Lugina e Preshevës administrativisht ishte ndarë nga Kosova në vitin 1945 prej komunistëve jugosllavë në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviqin dhe Zubin Potokun.

E një situatë e tillë e shpërnguljeve po përcjell edhe komunat tjera.Medvegja edhe pse dy herë më e madhe se Presheva, ka popullsi më të vogël se kjo e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera